Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e fundit të shiut në Vlorë kanë sjellë dëme kolosale, duke detyruar nisjen e një dosje penale në prokurorinë e qytetit.
Hetimi do të përqendrohet tek zyrtarë të Bashkisë Vlorë, Ujësjellësit, administratorët e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit, si dhe tek ndërmarrja e menaxhimit të ujërave dhe bordi i kullimit.
Këto veprime vijnë pas ankesave të shumta nga qytetarët, të cilët shprehen se kanalet nuk janë pastruar siç duhet, duke kontribuar në përkeqësimin e situatës.
Autoritetet do të shqyrtojnë përgjegjësitë e institucioneve për të vlerësuar nëse ka pasur neglizhencë.