Aktualitet

Dëmet e tërmetit, 37 ekspertë po punojnë për dokumentin final


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 19/01/20 |
Opi Nion

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, janë kryer mbi 50 mijë inspektime. Procesi i përllogaritjes së dëmit bëhet nga PDNA. Në këtë proces përfshihen 9 sektorë, shtëpitë, shkollat, poliklinikat, spitalet, monumentet e kulturës, sektorin e bujqësisë, privat dhe dëmet në infrastrukturën e komunitetit.

Po ashtu, në përllogaritje për secilin sektor përfshihet edhe kostoja e dëmit dhe humbjes. Ndërkohë, në një intervistë për “Vizion Plus”, Milva Ekonomi që po koordinon gjithë këtë proces financiar sjell shembullin e një banese.

Për të përpiluar në shifra dokumentin që Shqipëria do të diskutojë në konferencën e donatorëve, në 17 Shkurt, janë angazhuar 37 ekspertë ndërkombëtare në bashkëpunim me ata vendas./ Opinion.al

Pas