Duket se tërmeti që goditi Shqipërinë nuk ka kursyer as institucionet shtetërore.
Ministria e Financave njoftoi se në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, janë konstatuar dëmtime të shumta dhe sipas akt konstatimit të inspektorëve të Institutit të Ndërtimit, kjo godinë është jashtë funksionit.
“Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evaukimin e punonjësve në godina të tjera, cka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”. Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune. Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota”, thuhet ne njoftim./Opinion.al