Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Demaskohet “teatri” i artistit Edi Rama në rrjetin social Reddit

2016/11/23 at 10:05 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Demaskohet “teatri” i artistit Edi Rama në rrjetin social Reddit

Që Kryeministri Edi Rama është i apasionuar pas mediave sociale është diçka që, tashmë, e dinë të gjithë.

Pothuajse të gjithë komunikimin e tij me publikun—përfshi njoftimin e projekteve, planeve dhe politikave të reja qeveritare—ai i ushtron përmes llogarisë së tij në Facebook.

Problemi serioz i kësaj mënyre qasjeje kryeministrore është se këto komunikime nuk janë dhe nuk mund të ruhen e administrohen si dokumenta zyrtare, siç e kërkon ligji, duke cënuar kështu rëndë nivelin e transparencës dhe llogaridhënies qeveritare.

Rrjetet e ndryshme sociale kanë komunitetet dhe kultura e tyre të veçanta të komunikimit, çfarë e bën secilin prej tyre më shumë apo më pak të përshtatshëm për këtë mënyrë propagandimi.

Kryeministri Rama përdori rrjetin social Reddit ku zhvilloi një bashkëbisedim sipas formatit Më pyet për çdo gjë (Ask Me for Anything) në prag të Samitit të Diasporës.

Por, ky komunikim pyetje-përgjigje u demaskua haptazi kur Kryeministrit iu bënë pyetje kritike, të cilat në mënyrë të pazakontë filluan të merrnin pëlqime negative nga profile në Reddit të krijuara vetëm pak orë përpara hapjes së këtij komunikimi.

pershesh

Kur përdoruesi me emrin pershesh e pyeti për rritjen me 24 për qinde të taksës për blerjet online me vlerë mbi 20 euro, Rama u përgjigj se “kjo është një procedurë standarte që ne duhej të zbatonim në Shqipëri për të luftuar informalitetin i cili u ushqye edhe nga blerjen në internet.”

Dikush me emrin cool-penguins u kundërpërgjigj “Kjo nuk është e vërtetë. Nuk luftohet informaliteti duke e bërë më të vështirë për qytetarët të blejnë mallra online. Kjo nuk ka asnjë kuptim,” por përgjigjja e tij mori menjëherë pëlqime negative nga përdoruesit e rinj.

Të njejtët përdorues, shumë prej të cilëve të krijuar në të njejtën ditë, i bënë Kryeministrit pyetje me tone lavdëruese apo respekti. Të gjitha këto pyetje ishin të përqëndruara rreth Samitit të Diasporës.

Për shembull, dikush me emrin neritan9 pyeti, në komunikimin e tij të parë në Reddit, “Cili ishte motivi juaj për të organizuar këtë sipërmarrje të madhe, Samitin e parë të Diasporës në Shqipëri?”

Njësoj, blackie_al e pyeti “I dashur Kryeministër, përveç faktit se ju po mbani Samitin e parë të Diasporës në Shqipëri unë do të doja t’iu pyesja se çfarë kanë bërë institucionet shqiptare për të drejtën e votës për qytetarët që jetojnë jashtë?” (Vini re theksimin e qëllimshëm të fjalës “së parë” në pyetje.)

Ndërsa Brikeno kërkoi të dinte se “kush do të marri pjesë në Samitin e Diasporës”, kurse lili2016 e pyeti rreth “qëllimit” të tij.

U lejuan, gjithashtu, edhe disa pyetje për politikën e jashtme, për aq kohë sa ato lidheshin me Shqipërinë. Për shembull, një përdorues me profil të krijuar atë ditë, empg, “e pyeti […] për marrëdhënien me Greqinë.”

Një tjetër përdorues, limon1992, edhe ky për herë të parë në Reddit, donte të dinte diçka rreth Kosovës dhe Shqipërisë.

Të gjitha këtyre pyetjeve Rama iu përgjigj me përgjigje të gjata në një anglishte të kulluar.

Pyetjet e tjera dukeshin se ishin planifikuar t’i jepnin të gjithë bisedës një ndjesi më njerëzore, sikurse përdoruesi i ri pizzafriends, i cili e pyeti për “picën e tij të preferuar.”

E vetmja herë që Rama iu përgjigj me të vertetë një pyetje të një përdoruesi të rregullt të Reddit, përgjigja e tij ishte më pak e butë. Në përgjigje të pyetjes se cilat ishin planet e tij kundër “korrupsionit të lartë” ai iu referua raportit të fundit të Transparency International, i cili tregon “progresin që ka bërë Shqipëria në luftën kundër korrupsionit.” Por, ashtu sikurse Exit.al shkroi dy ditë më parë, Shqipëria perceptohet si vendi i tretë më i korruptuar në Europë – dhe asnjë përparim deri më tani nuk përmendet në këtë raport.

Në këtë komunikim, Rama nuk iu përgjigj një sërë pyetjesh,—të gjitha nga përdorues të rregullt të Reddit— mbi Brexit dhe Donald Trumpin.

Ai, gjithashtu, injoroi pyetjen mbi partinë e re LIBRA të Ben Blushit, ndërsa iu dha komentuesve adresën private të postës elektronike të Kryebashkiakut Veliaj.

Përdoruesi i Reddit emrimbiemri123 u tregua mjaft i sjellshëm dhe plotësoi një listë të pyetjeve të cilave iu përgjigj Rama. Sikurse duket nga lista, ato nuk janë kurrsesi pyetje “për çdo gjë” sikurse ishte titulli i komunikimit.

Përdoruesit lewiscbe, i cili kërkoi të shihte një fotografi të skulpturave të Ramës, por kërkesa e të cilit u shpërfill, po ja plotësojmë ne dëshirën:

arti

Burimi: Exit.al 

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Ekzekuton të dashurën, më pas poston një status prekës për të

Ekzekuton të dashurën, më pas poston një status prekës për të

Ndeshja luhet në temperatura ekstreme, Rostov mund Bayernin, arrin fitore historike

Ndeshja luhet në temperatura ekstreme, Rostov mund Bayernin, arrin fitore historike

Video-Opinion/ Zogaj: Kryeministri Rama komunikon me Athinën vetëm përmes medias

Video-Opinion/ Zogaj: Kryeministri Rama komunikon me Athinën vetëm përmes medias

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com