Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Demarkacioni votohet ose shkon në arbitrazh

2016/08/30 at 6:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Demarkacioni votohet ose shkon në arbitrazh

Dy ditë para se të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për ratifikimin ose jo të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, partitë në pushtet dhe ato opozitare mbeten në pozicione të skajshme kundërshtuese rreth kësaj çështjeje.


Ekspertët e të drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se në rast se marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, kalon me 80 vota, gjegjësisht, dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, marrëveshja do të ratifikohet, por hendeku i krijuar ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë nuk do të tejkalohet.

Në anën tjetër, sipas tyre, edhe në rast se për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin nuk sigurohet votat e mjaftueshme, hendeku ndërmjet partive politike në pushtet dhe opozitë, nuk do të tejkalohet dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Univesitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se deri me datën 1 shtator, kur mbahet seanca për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, kanë hapësirë për tu ulur dhe për të gjetur një konsensus politik, përfshirë edhe vendimin eventual që të ri-negociohet kjo marrëveshje.

“Fundja, marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë rregulla të skalitura në gurë dhe të cilat janë të pandryshueshme. Ato mund të ndryshohen sa herë që njëra ose pala tjetër gjen fakte të reja ose eventualisht konstaton se marrëveshja e arritur paraprakisht, nuk është ajo për të cilën është synuar në fillim”.

“Ky do të ishte rasti sikur pushteti dhe opozita të pajtoheshin vetëm deri në momentin e votimit. Në momentin e votimit dhe nëse Demarkacioni nuk do të kalonte, mendoj se vendi futet në krizë politike dhe aty më nuk do të ketë më një opsion të ri, në kuptimin që ‘në rregull, ne nuk arritëm ta marrim shumicën, prandaj tash po ulemi dhe po gjejmë opsione të tjera’”.

Vigan Qorolli, po ashtu, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjendja aktuale imponon pikëshikim të çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në situata hipotetike.

“Nëse i vërtetohet ky version i Demarkacionit qeverisë nga ana e 80 deputetëve, sepse duhen dy të tretat, atëherë kjo merr fund dhe rrjedhimisht nuk ka mundësi të negocimit të ri të kufijve. Por, nëse bie, me vota, atëherë patjetër që Mali i Zi do të detyrohet t’i negocioj kufijtë në forma tjera, për shkak se ky version bie poshtë me votë”.

“Qeveria e Kosovës, patjetër duhet t’i dërgojë një notë diplomatike Malit të Zi, ku e njofton që ajo nuk e ka ratifikuar në procedurë të rregullt kushtetuese, për shkak të problemeve që i ka politika me këtë demarkacion”.

Por, cilat janë mundësitë që çështja e Demarkacionit me Malin e Zi të arrijë deri te një arbitrazh ndërkombëtar?

Profesor Hoti thotë se, në stadin aktual, arbitrazhi nuk bën punë, për shkak se nivelet zyrtare të të dyja palëve, të Kosovës dhe Malit i Zi, nuk kanë dilema lidhur me këtë marrëveshje, por se problemi tashmë është bartë brenda vet palës së Kosovës dhe jo, të kësaj të fundit me Malin e Zi. Zgjidhja e problemit, sipas tij, duket se do të kërkojë disa faza.

Mendim të “Nën një, të gjendet një konsensus i brendshëm kombëtar se si duhet t’i qasemi kësaj problematike më tutje. Nëse kjo do të përkonte me situatën çfarë e kemi aktualisht me Malin e Zi, do të thotë, do të duhej që eventualisht të ratifikohej.

“Nëse do të arrihej në konkludimin se Demarkacioni aktual është jo i rregullt, atëherë do të duhej të iniciohej procedura e ndryshimit të kësaj marrëveshjeje.

“Por, nëse eventualisht nuk do të pajtohej Mali i Zi, atëherë do të mendonim për arbitrazhin dhe eventualisht, në instancën e fundit, të shkojmë edhe në gjykatën ndërkombëtare”, tha Hoti.

Mendim të përafërt ka edhe profesor Qorrolli.

Sipas tij, në rast se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, merr dy të tretat e votave të Kuvendit, atëherë ajo legalizohet dhe legjitimohet. Në të kundërtën, sipas tij, nuk përjashtohet as arbitrazhi ndërkombëtar.

“Rrjedhimisht do të duhet të ri-negociohet me metodologji tjetër. Kjo nënkupton që të respektohen maksimalisht rregullat e të drejtës ndërkombëtare mbi caktimin e kufijve. Pastaj, nëse kjo nuk ka mundësi të bëhet me mirëbesim, atëherë mund të jetë një procedurë që të dy palët, Mali i Zi dhe Kosova, ta dërgojnë çështjen në gjykatën e përhershme të arbitrazhit që është me seli në Hagë, të caktojnë juridiksionin, arbitrit dhe çdo gjë tjetër”.

Sidoqoftë, zyrtarët e qeverisë së Kosovës, patë theksuar se në projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, përmban edhe pjesë ku thuhet ‘nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve. Me pajtimin e palëve për ndryshimin e dispozitave të Marrëveshjes, mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar”.

 

Etiketa: arbitrazhDemarkacionivotohet


Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Eduart Halimi largohet nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi

Halimi: Nuk e votojmë "vettingun", të zbatohet Kushtetuta e 22 Korrikut

Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin e vitit 2016 

Miratohet "vettingu" vetëm me votat e mazhorancës. Opozita braktis sallën

Dëshmitarët e ferrit/ 12 vrasësit serialë më djallëzor të historisë

Dëshmitarët e ferrit/ 12 vrasësit serialë më djallëzor të historisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com