Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Delvinë, ku një grua është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj.
Paraprakisht bëhet e ditur se sot në oborrin e banesës, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur shtetasja N. H., rreth 75 vjeçe.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 31.05.2022, në Delvinë, në oborrin e banesës, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur shtetasja N. H., rreth 75 vjeçe, banuese në Delvinë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al