Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Delvinë. Një automjet ka aksidentuar punonjësen e pastrim-gjelbërimit në bashkinë Delvinë. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para.
Shkëndije Halili, 58 vjeçe është transportuar ne gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës.
Mësohet se për shkak të gjendjes së saj kritike për jetën do të transportohet me helikopter drejt spitalit te Traumës. Ajo ka frakturë dhe hemorragji në kokë si dhe frakturë të këmbës së djathtë.
58-vjeçarja është goditur nga makina sapo ka dalë nga banesa e saj.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rethanave të ngjarjes.