Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Delta/Rriten ndjeshëm infektimet tek fëmijët në SHBA

2021/08/07 at 5:29 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Delta/Rriten ndjeshëm infektimet tek fëmijët në SHBA

Ideja se fëmijët nuk preken rëndë nga Covid 19 duket se tahsmë nuk qëndron, për shkak të variantit Delta i cili rezulton edhe më ngjitës.

Që nga nisja e pandemisë vitin e kaluar, më shumë se 45,000 fëmijë janë shtruar në spital me Covid-19, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Që nga e marta, mesatarisht 192 fëmijë me Covid-19 u pranuan në spitalet amerikane çdo ditë gjatë javës së kaluar, tregojnë të dhënat e CDC.

Kjo është një rritje prej 45.7% nga java e mëparshme në shtrimet e reja ditore në spitale në pcientët e moshës 0 deri në 17 vjeç.

Ndërsa për më të rritur vijon diksutimi për nisjen e shkollave dhe faktin nëse duhet të vaksinohen, varianti tashmë dominues Delta vazhdon të prekë më shumë të të pavaksinuarit, përfshirë disa fëmijë shumë të vegjël për t’u vaksinuar.

Mjekët thonë se është thelbësore të mbrohen fëmijët nga varianti Delta, jo vetëm për të  mbrojtur shëndetin e tyre, por për të parandaluar shfaqjen e varianteve edhe më aggresive, shkruan CNN.

Varianti Delta është po aq ngjitës sa lia e dhenve, tha CDC, ndërkohë që në vetëm dy muaj, Delta shkoi nga   3% në më shumë se 93% të rasteve në SHBA.

Dhe në vetëm një javë, SHBA pati një rritje prej 84% në rastet e reja të Covid-19 tek fëmijët, tha Akademia Amerikane e Pediatrisë.

71,726 raste të reja pediatrike nga 22 në 29 korrik shënuan “një rritje të konsiderueshme” nga java e kaluar, kur u raportuan 39,000 raste të reja në grupmoshat e  fëmijëve, tha AAP.

Pothuajse gjysma, 46.4% e fëmijëve të shtruar në spital me Covid-19 midis Marsit 2020 dhe Qershorit 2021 nuk kishin ndonjë patologji tjetër të njohur, sipas të dhënave të CDC nga pothuajse 100 qarqe amerikane.

Ndërsa fëmijët kanë shumë më pak të ngjarë të vdesin nga Covid-19 sesa të rriturit, vdekjet janë ende të rëndësishme, tha Drejtoresha e CDC Dr. Rochelle Walensky.

Të paktën 416 fëmijë të moshës 0 deri në 18 vjeç kanë humbur jetën nga Covid-19, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Statistikat e Shëndetit.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 tek fëmijët është më shumë se dyfishi i numrit të vdekjeve nga gripi pediatrik i raportuar nga CDC midis 2019-2020, ndër sezonet më të këqija të gripit që nga viti 2010.

Arsyeja kryesore pse Covid-19 është më vdekjeprurëse për fëmijët sesa sëmundjet e tjera infektive është sepse shumë fëmijë vaksinohen kundër sëmundjeve të tjera, sikurse tha Dr James Campbell, profesor i pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Maryland.

“Askush nuk po vdes nga poliomieliti, askush nuk po vdes nga fruthi në Shtetet e Bashkuara. Askush nuk po vdes nga difteria,” tha Campbell për CNN muajin e kaluar.

Me variantin Delta, CDC tani rekomandon që nxënësit nga kopshti deri në klasën e 12 të mbajnë maska ​​në shkollë, së bashku me mësuesit dhe vizitorët. Akademia Amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar maska ​​në shkolla për të gjithë mbi moshën 2 vjeç./Opinion.al

Etiketa: deltafemijetshba

Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Kabul: Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj të largohen nga vendi

Kabul: Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj të largohen nga vendi

Zjarret në Itali/Shkuan të shpëtonin ullishten, vdesin gjyshja dhe nipi

Zjarret në Itali/Shkuan të shpëtonin ullishten, vdesin gjyshja dhe nipi

Pas Çuçit edhe Braçe kërkon dënime të ashpra për zjarrvënësit

Pas Çuçit edhe Braçe kërkon dënime të ashpra për zjarrvënësit

TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com