Dele Ali rrezikon shumë të mungojë në Botërorin e Rusisë. Shtypi sportiv në Britani shkruan se besimi i trajnerit të kombëtares angleze, Geret Southgejt, në lidhje me mesfushorin e Totenhemit, është në nivelin minimal.
Kuprtohet, ai nuk e ka marrë ende vendimin përfundimtar për këtë lojtar, por nëse do të lihej jashtë, do të ishte një çështje shumë e diskutuar në Angli. Vendimtarë do të jenë muajt e fundit të se sezonit, ku shpresohet që mesfushori Ali, një nga më të mirët te skuadra e tij dhe i kërkuar në merkatos, ta bindë trajnerin e përfaqësueses se “tre luanëve”. /Vipsport.al