Kryeministri Edi Rama shprehet sot i vendosur për të mos u tërhequr nga projekti i Unazës së Madhe i cili prek mbi 317 ndërtesa. Rama thotë sot se të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje nuk mund të dëmshpërblehen 100%. Por ndryshe u thoshte Rama banorëve të kësaj zone gjatë fushatës elektorale. Në një takim të zhvilluar në atë kohë Rama premtonte legalizim të shtëpive për ca vota më shumë.