Ndaj drejtoreshës së Hipotekës në Sarandë, Ana Shehu ka dalë një urdhër-arresti. Burime nga prokuroria lokale bëjnë me dije se Shehu akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale.
Shehu e PS-së, ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë pas dyshimeve për akuzat e mësipërme, ndërsa nesër pritet masa e arrestit për të.
Aktualisht, Shehu gjendet e shtruar në spitalin e Sarandës dhe po merr mjekim.
Mjekët thonë se arsyeja e shtrimit ishte gjendja e rënduar emocionale.