Një ndër ngjarjet që ka shenjuar botën e madhe të showbizz-it gjatë javës që po lëmë pas është padiskutim ardhja në jetë e binjakëve të çiftit George dhe Amal Clooney. Aktori i mirënjohur hollywoodian dhe bashkëshortja e tij simpatike u bënë prindër të një djali dhe një vajze, të quajtur përkatësisht Alexander dhe Ella, mëngjesin e së martës në një prej spitaleve private më shtrenjta në Londër.
E ndërsa kanë kaluar vetëm pak ditë nga lindja e tyre, paparazzit kanë zbuluar edhe shifrën e çmendur të qëndrimit të Amal Clooney në Chelsea and Westmister Hostpital. Lindja u krye në një suitë luksoze private, e quajtur ”Kensington” e projektuar posaçërisht për lindjen e personazheve vip dhe ka kushtuar plot 10.000 €. Bashkëshortët Clooney kanë vendosur të mos kursejnë asgjë për këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe kanë festuar lindjen nën shkëlqimin e fishekzjarrëve.