Media italiane “La Verita” ka publikuar videon e tretë të skandalit të pagëzuar me emrin “Reket” që po trondit prej ditësh Maqedoninë e Veriut. Në përgjimet e reja dëgjohet kryeprokurorja speciale Katica Janeva duke biseduar me biznesmenin Jordan Kamçev si dhe për herë parë del emri i kryeministrit Zoran Zaev.
Në bisedë dëgjohet prokurorja speciale Katica Janeva që i thotë Kamçevit se Lile Stefanova, prokurore në çështjen”Perandoria”, është në kontrollin e saj.
Në audiopërgjim tregohet sesi Bojan Jovanovski (Boki 13), Jordan Kamcev dhe Katica Janeva, të cilët si duket tashmë janë në komunikim të vazhdueshëm, janë në dijeni si do të shkojë e gjithë procedura për çështjen “Impero” në të cilën biznesmeni Kamçev është i akuzuari kryesor.
“Jam shumë e zënë për ta mbajtur atë nën kontroll rregullisht. Përndryshe, asgjë nuk mund të ndodhë pa mua, “i thotë prokurorja special Katica Janeva biznesmenit Jordan (Orce) Kamçev.
Kamçev ka shprehur shqetësim për çështjen pasi janë thirrur disa dëshmitarë. Për këtë Boki 13 thotë se Kamçev ka frikë nga prokurorja Stefanova. Megjithatë Janeva i siguron se këto janë thjeshtë cëshjte teknike sa për figurë.
Boki 13, përveç koordinimit me shefen e PSP-së, Katica Janeva, ishte gjithashtu në koordinim me çështjen “Reket” dhe me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, boton gazetën italiane “La Verita”.
Pjesë nga biseda:
BJ: Nesër do të takohem me të.
JK: Me Dejan?
BJ: Jo
JK: Me lepurin?
BH: Me Zokin.
JK: Me Zokin?
BJ: Me Zaev. /Opinion.al