Kreu i Partisë Demokratike pas daljes nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, pas gati 1 orë marrje në pyetje nga prokurorët e posaçëm, po mban një deklaratë për mediat.
Kryedemokrati zbuloi se ndaj tij është ngritur një padi për shpifje nga gjyqtarja e çështjes së tij, Irena Gjoka.
“Është një person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Altin Troplini ngre padi për fyrje”, theksoi kreu i PD, Berisha.
“U thirra me firmë të Altin Tropolinit, ishte shumë i shqetësuar gjer në palcë se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse “për fyerjen e gjyqtares Irena Gjoka” kur unë e pyes nëse keni bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro. Pyetjen e kam unë. Familjarja e Edi Ramës, se janë shoqe më Linda Ramën. Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Ushtrimin e funksionit tim si kryetar i opozitës dhe pyetje, nëse do ishte e pafajshme do i përgjigjej.
Është një person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Altin Troplini ngre padi për fyerje”, shprehet Berisha.
Berisha tha se Irena Gjoka e kallëzoi atë për shpifje, pasi nuk pranon sipas tij të vërtetat dhe shkeljet ligjore që ajo ka bërë ndër vite.
Kreu i PD tha se Irena Gjoka ka në CV e saj një seri veprash penale të rënda, mashtruese ordinere, gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit.
“Në nëntor 2023 KLD u jep avokatëve të mi vendimin për shkarkim e saj në vitin 1996. Por dy javë më vonë KLGJ gënjen deputetët e PD që kinse nuk ka vendimarrje të KLD në vitin 1996. E kuptoni çfarë llumi njerëzor janë këta. Edhe një herë para dy javësh nëntor 2023 i japin avokatëve të mi vendimin e shkarkimit të Irenës me 5 mbiemra ..pas dy javësh këta çfarë tu thuash vetëm llum shteti, i gënjëjn deputetë duke shkruar se nuk ka vendim të KLD në vitin 1996…
Në dhjetor të 2023 kërkesa për dorëheqjen e saj, Irena me 5 mbiemra nuk pranoi se tha se ai është vendim kolegjial.
Në mars 2024 gazeta greke Ta NEA botuan shkrimin që Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia, por mediat socialiste shkruajnë se shkrimi është urdhëruar nga Tirana. Në 4 Mars KLGJ nxori në deklaratë ku e mbronte Irena Gjokën, vetëm sa nuk i thotë virgjëresha e drejtësisë. Irena Gjoka ka në CV e saj një seri veprash penale të rënda, mashtruese ordinere, gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit”, u shpreh Berisha