Deputeti Kujtim Gjuzi ka tërhequr përsëri vëmendjen e publikut. Paraditen e sotme, Gjuzi ka publikuar një foto me “snajper” nga Pogradeci.
Në foton e publikuar nuk shihet se kë ka shënjestër, por duket se deputeti është pozicionuar dhe është gati për të qëlluar.
Gjuzi ka tërhequr gjithmonë vëmendje për veshjen dhe sjelljen e tij që kur është futur në Kuvend pas djegies së mandateve nga ana e opozitës./ Opinion.al