TIRANE- Ka fituar lirinë sot në Apel, drejtori i Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi, i arrestuar më 18 Shkurt për korrupsion.
Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për Kokthin. Pra drejtori i Tatimeve do të hetohet tashmë në liri.
Sipas trupës gjykuese të drejtuar nga Ervin Metalla arrestimi i Kokthit ishte i paligjshëm.
Ai u akuzua pasi dyshohet se ka lëshuar urdhër për rikthimin e mallit të konfiskuar me vlerë 4 milionë lekë, duke shkelur ligjin për një mall të bllokuar dhe të magazinuar në Drejtorinë e Tatimeve.