Nëse keni pritur me padurim daljen në treg të Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8+, atëherë pritja juaj shumë shpejt do të marrë fund.
Gjiganti koreanojugor i teknologjisë, Samsung, ka nisur shitjet e pajisjes së re sot në katër shtete,SHBA, Kanda, Puerto Riko dhe në Korenë e Jugut.
Kompania tha në një komunikatë se shitjet do të nisin edhe në shtetet e tjera në javët e ardhshme.
Samsung Galaxy S8, me madhësi 5.8-inch kushton 725 dollarë, ndërsa Galaxy S8+ me madhësi 6.2-inch kushton 825 dollarë.
Samsung ka njoftuar se vetëm në Korenë e Jugut tashmë janë porositur një milionë pajisje.
Ekspertët parashikojnë se Samsung do të shesë rreth 45 milionë telefona në të gjithë botën. Samsung shiti 48 milionë Galaxy S7 në të gjithë botën./tvklan.al