Shtatë javë pas sulmeve në rafineritë e saj të naftës, “Aramco” e cila është kompania më e madhe e naftës në botë, dhe vlen plot 1,2 trilionë dollarë shpalli ofertën fillestare për shitjen e aksioneve të saj.
Edhe pse nuk është përcaktuar se sa përqind e kompanisë do të shitet, bëhet me dije se vetëm 1% e aksioneve të kompanisë mund të kushtojë 20 miliardë dollarë.
Shefi ekzekutiv i kompanisë saudite, Amin Nasser e quajti këtë të dielë një ditë vërtet historike, teksa shtoi se oferta fillestare publike do të ndahet në dy pjesë, një për institucionet publike dhe e dyta për investitorët private dhe kompania do të jetë tashmë e listuar edhe në bursën e Riadit.
“Aramco” u themelua në vitin 1933, mes Arabisë Saudite dhe kompanisë së naftës standarte në Kaliforni, por, mes viteve 1973-1980, Arabia Saudite bleu të gjithë kompaninë. Ajo është vlerësuar nga bankierët dhe ekspertët e biznesit me 1,5 trilionë dollarë më me vlerë sesa kompani si Microsoft apo Apple./Opinion.al