Aktualitet

Del në media raporti sekret i SHISH: Kush do digjte Kuvendin në 8 qershor


               Publikuar në : 15:13 - 18/09/19 |
geliano fataj

Sapo Komisioni Hetimor Parlamentar, që është ngritur për shkarkimin e Ilir Metës, mori në dorë raportin nga SHISH, ky i fundit ka dalë në media.

Në 9 shtator përpara këtij komisioni presidenti do të deklaronte se anuloi zgjedhjet, pasi kishte marrë një raport sekret ku theksohej se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar ngas opozita për në datën 8 qershor, ku përveç akteve të tjera edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë.

Këtë të mërkurë, Top Channel ka publikuar një pjesë të këtij informacioni sekret, ku thuhet se agjentët e SHISH, të infiltruar brenda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 Qershorit, do të përfshihej një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare.

“Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë. Dokumenti sekret nuk jep të dhëna se kush ishin këta persona, kush i kishte paguar apo financuar mbi të gjitha nëse ishin të armatosur dhe me çfarë mjetesh do të mund të çanin rrethimin policor të Kuvendit”, raporton Top Channel./ Opinioni.al

Pas