Life Style

Del në ankand kutia me vegla për të vrarë vampirë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:42 - 03/07/22 |
Opi Nion

Një kuti me vegla që shërbejnë për të vrarë vampirët do të dalë në ankand së shpejti.

Kjo kuti, ku ndodhet mes të tjerash një kryq, dy pistoleta dhe një çekiç, pritet të shitet për më shumë se 3000 euro.

Dikur në pronësi të Lord Hailey, ish-administrator në Indi, kutia prej druri përmban edhe ujë të bekuar, bibël dhe qirinj, objekte që në shekullin XIX mendohej se mund të vrisnin vampirët.

Përgjegjësi i ankandit, Charles Hanson, tha: “Objekte të tilla gjithmonë u kanë pëlqyer njerëzve. Miti i vampirit, një krijese të pavdekshme që ka nevojë për gjak njeriu, ka nisur qindra vite më parë dhe ende sot tregohen histori për të. Prej më shumë se 200 vitesh, miti i vampirëve është pjesë e kulturës popullore dhe folklorit evropian.

 

 

Pas