Kronikë

Del autopsia/Nëna shqiptare dhunoi 2-vjeçarin deri në vdekje,momenti i arrestimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:55 - 16/06/22 |
Opi Nion

Një nënë 32-vjeçare me kombësi shqiptare është arrestuar të hënën nga agjentët e Gardës Civile në Spanjë pasi dyshohet se vrau djalin e saj dy vjeç në qytetin Alicante, Bigastro.

Arrestimi u bë pasi përfundoi autopsia e trupit të vogëlushit ku analizat treguan se fëmija kishte goditje dhe fraktura të mëparshme.

Përfundimet e mjekësisë ligjore flasin për një endemë pulmonare, që mund të shpjegojë disa shenja në qafë, që ngjallin dyshime se nëna ka tentuar ta mbysë të birin, si dhe për gjakderdhje të brendshme e lëndime të ndryshme në kafkë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar ku shqiptarja pretendoi se djali i saj kishte goditur aksidentalisht kokën në një tavolinë. Kur u transferua në spital, u konstatua se trupi i 2-vjeçarit kishte disa fraktura. Djali tjetër i gruas, vëllai binjak i viktimës, gjithashtu u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Alicante-s. Edhe ai rezultoi të kishte shenja të lëndimeve të mëparshme.

Nëna u shtrua në repartin psikiatrik të Hospital de la Vega Baja pas një tentative vetëvrasjeje. Pasi ka dalë nga spitali ajo është arrestuar.

Mediat spanjolle kanë publikuar edhe pamje të arrestimit të gruas shqiptare.

 

Pas