Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon të marrë shenjat e gishtërinjve për 6 deputetë. Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, organi i akuzës avancon hetimet, duke kërkuar të zbulojë nëse personat e dyshuar janë pikërisht të ulur në karriget e parlamentit. Lajmi mësohet nga burime konfidenciale dhe të sigurta të Opinion.al.
Gjithashtu është mësuar se e njëjta kërkesë është dorëzuar edhe në KQZ, për 3 kryetar të bashkive që janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit.
Emrat e deputetëve që janë në hetim janë publikuar edhe më parë nga media dhe bëhet fjalë për: Artan Gaçen (PS), Armando Prengën (PS), Gledion Rehovicën (LSI), Aqif Rakipin (PDIU), Omer Mamon (PDIU) dhe Mhill Fufin (PD).
Ndërsa kryebashkiakët në hetim janë: Eduard Kapri i Pogradecit (PD), Adriatik Zotkaj i Poliçanit (PS) dhe Termet Peçi i Tepelenës (PS). /Opinion.al