Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dekriminalizimi, a po i tremb miratimi i ligjit kryetarët e partive?

2016/01/07 at 6:35 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Ju lutem mos e ngacmoni Edin!

Nga Desada Metaj-


Krejt ndryshe nga zhurma që shoqëroi hartimin dhe miratimin, hyrja në fuqi e ligjit për dekriminalizimin e politikës u pasua me një heshtje, për të cilën shumë besojnë se nuk do të jetë e gjatë. Me akuza të ndërsjellta dhe deputetë të prangosur, parlamenti aktual i Shqipërisë, veç skenave të turpshme të degradimit të debatit politik, do të mbahet mend gjatë dhe si Kuvendi me anëtarët më të prekshëm nga akuzat jo vetëm per vjedhje por dhe për përfshirje direkte në vrasje, plagosje apo trafik të qenieve njerëzore.

Po ti shtosh këtyre dhe kushtin e PD për testin e drogës, fare thjesht mund të mendosh se ke të bësh me përplasje bandash se sa me ligjvënës që kanë fatin e këtij vendi në dorë. Këto akuza mbeten prezente edhe gjatë zgjedhjeve lokale, të zhvilluara vetëm pak muaj më parë ndërsa forcat kryesore në vend akuzuan direkt kandidatë që edhe pse kishin ndërruar gjeneralitetet zyrtarisht, ishin të përfshirë  në trafikun ndërkombëtar të  qënieve njerëzore apo lëndëve narkotike.

Të mbeshtetur nga kryetaret e partive që i kandiduan në këto poste pavarësisht akuzave të rënda, të zgjedhurit rishtas në krye të bashkive, duken ende të qetë edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit të dekriminalizimit. Krejt ndryshe ndodhi me deputetin socialist Arben Ndoka, i cili dorëzoi mandatin duke publikuar dhe një letër të hapur ku shpjegonte variantin e tij të ngjarjes për të cilin edhe ishte dënuar nga drejtësia italiane vite më parë. I mirëpritur si vendim edhe për faktin se deputetit në fjalë ishte i përfshirë në një tjetër skandal, atë të dhunimit të Gent Strazimirit, shumëkush priste që veprimi i tij të pasohej edhe me dorëheqje të tjera. Por kjo nuk ndodhi edhe pse të gjithë e kishin të qartë që ligji do të hynte shumë shpejt në fuqi.

Për më tepër që një reformë e tillë, ishte për ndërkombëtarët po aq e rëndësishme sa reforma në drejtësi. Më shume se njëherë, diplomatë të SHBA dhe BE e vunë fort theksin tek largimi i të inkriminuarve nga politika. Madje në takime konfidenciale ata e kishin shumë të qartë dhe të detajuar edhe listën e këtyre personave. Gjë që me shumë saktësi duhet ta dinë dhe ata që i kanë emëruar në këto detyra.

Askush në Shqipëri nuk beson që Edi Rama, Lulzim Basha apo Ilir Meta kanë hartuar listat e deputetëve pa njohur çdo detaj të jetës së tyre në Shqipëri, emigracion, apo veprimtaritë ekonomike që kanë patur. Të gjithë e dinë se emrat në listat e deputetëve apo të zgjedhurve lokale kalojnë në sitën e kryetarëve të partive dhe stafeve të tyre shumë kohë më parë se të publikohen. Kjo ka vlerë dhe për partitë e vogla “aleate”, që shpesh përdoren si justifikim për të sjellë në Kuvend të pashkolluar dhe të inkriminuar.

Dhe në një Shqipëri të vogël, çdo element i mënyrës së pasurimit të pandershëm është lehtësisht i dukshëm, edhe pse një pjesë e kësaj pasurie, kryetarëve, u duhet për të financuar fushatat. Pikërisht duke mbetur peng i këtij financimit, apo mbrojtjes nga “të fortët” në një fushatë të ashpër dhe të egër, personazhe të inkriminuara depërtojnë si fillim në stadet e ulëta të jetës politike duke marrë më pas fuqinë për të drejtuar dhe fatet e partive të medha. Kjo ka ndodhur qartas këto vite në Shqipëri, ndaj dhe miratimi i ligjit të dekriminalizimit nuk kaloi nëpër rrugë të lehta.

Debatet dhe zvarritjet i lanë vend me vështirësi miratimit dhe sot më në fund mund të krenohemi që kemi një bazë ligjore e cila mund të zhdukë përfundimisht të inkriminuarit nga politika. Se sa do të mundet ky ligj të funksionojë, gjithsesi mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.

E rëndësishme është të bindemi që në mendjen e kryetarëve të partive të nisin të funksionojnë  receptorët kundër krimit, pasi  si përgjegjës të vetëm të katapultimit të “të fortëve” në politikë, tashmë  duhet të kenë një sitë më të imët për emrat që shkruajnë në lista. Përndryshe, nuk do të  jetë e largët dita kur ata vetë do të jenë në sallën e gjyqit bashkë me krimininelët që na i bënë peshqesh bashkë me korrupsionin dhe rrënimin ekonomik.

 



Ju sugjerojmë

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
Bota

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

5 Qershor, 2025 5:00 pm
Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Para
Pistat/ Përse u vra Gaz Çollaku?

Pistat/ Përse u vra Gaz Çollaku?

Video/ Ja si reagojnë meshkujt gay kur prekin gjoksin e femrave

Video/ Ja si reagojnë meshkujt gay kur prekin gjoksin e femrave

Ja çfarë i ndodhi Soni Malajt sot në palestër?!

Ja çfarë i ndodhi Soni Malajt sot në palestër?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
5 Qershor, 2025

Ja ku jemi përsëri. 11 vjet më vonë, kombëtarja shqiptare e gjen veten sërish në rrugën e saj drejt majave...

Lexo më shumë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
5 Qershor, 2025

Në seancën e sotme plenare është diskutuar ndër të tjera edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës...

Lexo më shumë

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
5 Qershor, 2025

Një 63-vjeçar është arrestuar në Itali pasi hiqej si mjeku u Papa Gjon Palit II dhe 54 kardinalëve. I arrestuari...

Lexo më shumë

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
5 Qershor, 2025

Interi ka prezantuar fanellën e re të sezonit 2025/2026. Fanella do të vishet në ndeshjen e dytë të fazës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com