Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dekretoi Xhafën, shpërthen Visar Zhiti: “Nishan pa nishan” “Hiç-President”

2017/03/20 at 10:51 AM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Nishani anulon takimin me ambasadorët, zbulohet arsyeja

Poeti i njohur Visar Zhiti, ish-i burgosur politik në kohën e diktaturës ka reaguar ashpër ndaj emërimit të Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm. Poeti duket se e ka inatin me Presidentin Nishani…


Ja çfarë shkruan Zhiti

Larg Vendit, përtej oqeanit, në kontinentin tjetër, ku shpreson të përthithësh paq qetësi ndryshe, ku ke shkuar për pushime e vizita mjeksore, zemer, tension, nerva, etj, e ke këtë fat tani, je në Çikago, ku ende ka pllanga bore të pashkrirë dhe pranvera të duket e ftohte, por e shendeteshme, gjithsesi nuk i shpëton dot “lajmit” të Vendit tënd vogēlan e të varfër, që të ka mashtruar, persekutuar e vrarë, po ti nuk i ndahesh, aq sa nuk të ndahet, e do sa nuk të do, që megjithese ka ndryshuar shumë e ka bere përpara, diktaturen e ka kthyer në demokraci, persekutorët në… nuk po flas, thjesht jam i goditur nga lajmi me president…

Ja, qe dhe vendi im ka nje president, qe s’i qe kujtuar të ishte, por eshte e nuk i iket, fyes ndêrkaq, se ikja e tij sa më parë i duhet Vendit, një hiç-president, keshtu thonë per të, që nuk i shpëton dot karikaturës së tij përndjekëse, Klanit të tij, aq sa mizor, po aq dhe mediokër. Kështu thonë. Ai, gjoja president, flet per kushtetutë, se keshtu duhet, kur në përmbajtje eshte kunderkushtetues, flet për rregulla demokratike, kur ai eshte shkelje e tyre flagrante, flet per diktaturen e dikurshme, kur është vegël e saj e mbetur, flet per të persekutuarit, kur vetë eshte persekutor, edhe pse i paaftë. Dekoron pa nderprerje, nga qe e di qe nuk kane vlere, nishane pa nishan, thonë. Ti nuk do të doje të flisje për të, por ja që flasin, ndjehesh i detyruar, se lajmi i tij ka ardhur deri ketu, i ngjashëm me gjarprin…

Po te duhet një antidotë kunder lajmit nga vendi… dhe rishoh dy poezi nga libri qe po perfundoj këtu, eshtë me ese, kritikë, përshkrim udhëtimi, me perkthime dhe ka poezi. një perzierje kunder perzierjes, kujtesë kunder harrresës së keqe, peng dashurie, bashkëbisedim brezash, ati me birin, etj, etj, por ja, si vandal i pa ditur futet presidenti.

Libri eshte në proces, drejt fundit, por dy poezi të tij me kane mbetur në dorë: t’i fut apo jo?! Të parën e kam shkruar unë, nuk do te doja, as s’e di pse u bë… të dytën po, e kam perkthyer me zell, eshte e Evgenij Jevtushenkos për partitë. Edhe ai ketej është ne SHBA, emigranti i madh, poet i njohur ruso-sovjetik, problemor dhe me probleme, kritikues dhe i kritikuar… Edhe unë do të doja të ikja me presidente si ai nga vendi im vrastar… por nuk po zgjatem e po them tjetër gjë, që, psh, poezive duhet t’u mjaftoje vetvetja ose le te flasin vetë ato. Janë politike, prandaj vendosni ju, grisini ose shperndajini…

E si mund t’i pergjigjesh lajmit me Presidentin më absurd qe vjen nga vendi yt i paket? Që e emëruan nga qe s’kishte emër, duhej nga që s’duhej. Poezinë, qe nuk eshte antikushtetuese, po përdor ndaj së keqes…

Chicago, mars 2017

Etiketa: dekretnishanisulmvisar zhitixhafa


Ju sugjerojmë

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Para
Ndreu: Ja e vërteta ime për përfshirje në trafik droge dhe prostitucion

Shtohen zërat në PS: Të qeverisim vetë, pa Metën

Tahiri viziton gazetarin e dhunuar: Përgjegjësit, para drejtësisë

Tahiri në prokurori për Shullazin

De Biasi leksione gazetarëve: “Herë tjetër më merrni në telefon para se…”

De Biasi leksione gazetarëve: “Herë tjetër më merrni në telefon para se...”
















TE FUNDIT

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
24 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala, foli më tepër, në lidhje me hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lala...

Lexo më shumë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
24 Nëntor, 2025

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka....

Lexo më shumë

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
24 Nëntor, 2025

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më...

Lexo më shumë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com