Aktualitet

Dekorohen Rrahman Parllaku dhe prokurori që e burgosi në 1974


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 29/11/15 |
b.f

 

Ng Tedi Blushi. Botuar sot në Gazeta Shqiptare

Rahman Parllaku dhe Murat Kamani, prokurori që kërkoi burgosjen e tij në vitin 1974 me akuzën e “tradhëtisë ndaj atdheut” janë dekoruar një vit më parë të dy nga ministria e Mbrojtjes me “Medaljen e mirënjohjes” për kontributet e dhëna në Luftën Nacional-Çlirimtare. Ky përbën ndoshta të parin rast në pothuasje të gjitha vendet e ish-Lindjes ku pas rënies së komunizmit, “xhelati” dhe “viktima” nderohen njësoj, me të njëjtën medalje. “Heroi i Popullit” Rrahman Parllaku është dënuar dhe burgosur nga diktatura komuniste për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “puç ushtarak”, nën akuzën e “krimit dhe tradhtisë ndaj atdheut, sabotimit dhe agjitacionit dhe propagandës me rrezikshmëri të lartë”. Në bazë të këtyre akuzave u dënua me 25 vjet heqje lirie, si pjesëtar i të ashtuquajturit “grup i Beqir Ballukut”. Ai është kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas