Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dekorimi i kontestuar dhe roli i jugosllavëve

2016/11/01 at 3:49 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Nazarko: Dështimi i takimit, prova që PD s’drejtohet nga Basha

Nga Mentor Nazarko-


Si zakonisht, sa herë që diskutohet rreth një ngjarjeje të lidhur me Luftën e Dytë Botërore, mes palëve politike, por dhe midis historianëve, krijohet një ndarje si e prerë me thikë.

Zërat pajtues janë të paktë, dhe për këtë arsye ngjajnë më interesantë. Të kesh një shkallë të lartë ndarjeje si kjo edhe 73 vjet më pas, nuk është shenjë pjekurie e politikës apo dhe e shkencës, që nuk gjen një emërues të përbashkët në shpjegimin e ngjarjeve historike. Kjo fabul u përsërit me rastin e dekorimit me medaljen e Martirit të Demokracisë nga ana e Presidentit të 67 ballistëve, pushkatuar me urdhër të komandantit të Brigadës së parë partizane, Mehmet Shehu.

Nga polemikat dolën shumë elementë të rinj, të cilët njëlloj bënin të besueshëm pretendimin e secilës palë. Nga pala në favor të dekorimit, u përmend se ballistët në fjalë nuk ishin në shërbim të pushtuesve gjermanë, të cilët nuk ishin ende aktivë nëpër gjithë territorin.

Deri më atëherë (tetor 1943), ballistët kishin pasur momente përplasjeje me pushtuesit italianë, dhe sapo kishin filluar betejat e tyre me partizanët, për shkak të vullnetit të këtyre të fundit. Ndërkohë versioni më i besueshëm i palës tjetër -kundër dekorimit, ofrohej prej historiografit Marenglen Kasmi, sipas të cilit ballistët ishin vendosur në kontakt me gjermanët në zonën e Myzeqesë, në tetor 1943.

Ai u referohej raportimeve të Ushtrisë gjermane, pra një burimi joshqiptar dhe relativisht i besueshëm. Megjithatë, sipas Kasmit, që mbështetej te ky ditar, edhe partizanët e zonës së Beratit kishin zhvilluar negociata me gjermanët për të ndarë kontrollin në këtë qytet. Ndërkohë Kasmi nuk vërteton se ballistët e vrarë ishin pjesë e një beteje në krah të gjermanëve, sepse nuk përputhen datat. Ballistët u vranë më 21 tetor, kurse beteja me gjermanët u bë më 24 tetor 1943.

Në dritë dolën dhe detaje të tjera makabre, veç ndjesës së Mehmet Shehut dhe kritikës humaniste të Enverit ndaj tij: prej pushkatimit u përjashtuan 10 ballistë ortodoksë, të cilët u zbuluan si të tillë prej provës së zhveshjes lakuriq- dëshmia e Xhelal Staraveckës. Kjo egërsi në debatin publik nuk i shërben asgjëje.

Nuk i shërben edukimit të të rinjve, që nuk dinë asgjë, dhe që nuk janë peng i historiografisë komuniste të shkruar para 90-s, por ende dominante. Nuk i shërben pajtimit të shoqërisë, e cila dhe pa ngjarje të tilla ka arsye të tjera për të qenë e ndarë. Erdhëm në këtë situatë, sepse Presidenti ka dekoruar një numër të madh individësh, të vrarë në një ngjarje, e cila nuk raportohet në mënyrë unanime nga të gjithë. Nuk shpjegohet në mënyrë konsensuale nga të gjithë.

Me gjasë situata rreth të gjorëve që u vranë padrejtësisht, nuk është ende plotësisht e qartë dhe dekorimi mbase nuk ishte i përshtatshëm, si thoshte Lubonja, por njëlloj nderimi përkujtues duhej absolutisht. Në fund të fundit, nderimi presidencial nuk ishte me një dekoratë të nivelit të lartë, në rangun e dekoratave të shtetit.

Presidenti ndërkohë ishte brenda të drejtës së vet që të tregonte një shenjë ndjeshmërie për një masakër të përmasave të mëdha që shqiptarët ia bënë vetes, dhe nuk ua bënë të tjerët. Presidenti ka mbajtur parasysh disa rrethana, të cilat nuk mohohen nga askush dhe në kushtet kur historiografia, kur institucionet, kanë nderuar shumë më shumë figura të një krahu.

Ai ka arritur të zvogëlojë sadopak këtë hendek, apo pabarazi, në nderime të shtetit për një krah apo një krah tjetër politik.

Ja cilat janë disa prej këtyre rrethanave, për të cilat duhet pyetur, në mënyrë pohuese:

A nuk ishin të vrarët, viktima të një ekstremizmi akoma dhe më të ashpër sesa ai i vetë Enver Hoxhës, që e qortonte Mehmet Shehun për sektarizëm?

A nuk shënoi ky gjest, i cili u frymëzua prej emisarit jugosllav Dushan Mugosha, ndarjen përfundimtare midis dy krahëve shqiptarë të politikës- Ballit dhe Partisë Komuniste?

A nuk kishte interes jugosllav pikërisht nëpërmjet një masakre të përmasave kaq të mëdha për të shmangur bashkimin e këtyre krahëve, të cilët kishin tentuar afrimin nëpërmjet Marrëveshjes së Mukjes?

A nuk ishin fshatarët viktima të këtij sektarizmi, thjesht për shkak se ndiqnin pas figura autoritare në territor, të cilët i përkisnin Ballit Kombëtar, që udhëhiqej në anë të vet, nga Mithat Frashëri, një figurë patriotike deri më atë kohë?

Frashëri ka gabuar më vonë, kur me gjasë ka treguar shenja afrimi me gjermanët, i gënjyer prej përkohshmërisë së qëndrimit të tyre, etj., etj. Por deri në atë kohë, Balli Kombëtar ishte angazhuar në luftë kundër italianëve, dhe përpjekja pajtuese e Marrëveshjes së Mukjes është provë për këtë. Në kushtet e një pabarazie në shpërndarjen e nderimeve, të dominimit të mendimit historik, prej librave në tirazhe të mëdha të autorëve të komunizmit, është koha për mendim kritik.

Ky mendim duhet të na lejojë rishikimin e historisë në mënyrë realiste. Ky mendim do duhet të çlirojë historianët dominantë të erës komuniste, duke i shtyrë të heqin dorën nga inercia profesionale e kohës së diktaturës. Nëse Enveri ishte diktator, atëherë ai e ka shkruar gabim historinë, megjithëse me ligjin e fitimtarit.

Çlirimi prej modelit të tij të shkrimit të historisë do të ishte një shërbim i madh për drejtësinë sociale, për pajtimin, por jo vetëm. Që në vitet ‘80, Jugosllavia, një vend me numër të madh viktimash të fashizmit dhe nazizmit, apo të luftës së brendshme, e kishte zgjidhur çështjen e pajtimit.

Në verë, organizoheshin kampingje të përbashkët të veteranëve partizanë me ata nacionalistë, raportonte Radio Beogradi në ato vite. Ne ende vazhdojmë me egërsi të merremi me viktimat e pafajshme të një lufte, ku në jo pak raste, na futën në sherr, pikërisht jugosllavët./Panorama



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Basha: Nuk i besojmë Ilir Metës 

"Rimartesa djathtas"/PD fton Metën: E ka derën hapur...

Ja pse kurrë nuk duhet ta lejoni qenin t’ju lëpijë

Ja pse kurrë nuk duhet ta lejoni qenin t’ju lëpijë

9 mënyrat e thjeshta për të kuptuar nëse parfumi është fals apo origjinal

9 mënyrat e thjeshta për të kuptuar nëse parfumi është fals apo origjinal
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com