Aktualitet

“Dekorata pa vlerë”, Presidenca-Ramës: Piktor i dështuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 21/01/22 |
Opi Nion

Pas deklaratave të kryeministrit, Edi Rama i cili tha se Presidenti Meta shpërndan dekorata pa vlerë ka reaguar menjëherë Presidenca.

Zëdhënësi i Presitendit Tedi Blushi në një postim në “Facebook” shkruan se vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë mllef dhe inat me Korçën e vlerave.

“Ç’po na dëgjojnë veshët! Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?

Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”? Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë! Fale o Zot!”, shkruan Blushi.

Më herët Rama komentoi vizitën e presidentit Ilir Meta në Korçë. Ai tha se Meta nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të shpërndajë dekorata pa asnjë vlerë.  “Për çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 Janarin. Çfarë mund të bëjë tjetër Ilir Meta veçse të shpërndajë dekorata. Dekorata pa asnjë vlerë që janë një tallje e madhe për ata njerëz”, deklaroi Rama.

Pas