Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar Marsida Qatjan pas deklaratave të kësaj të fundit se ka marrë 20 milionë lekë për të mos folur në lidhje me pazare të mundshme droge.
Në një intervistë në “Tirananews.al”, ajo ka deklaruar se po të kishte folur një grup personash do të ishin në burg dhe se ishte paguar 20 milionë lekë për heshtjen e saj.
Ajo ndërkohë është proceduar e lirë me akuzën e përshtatje të ambienteve për përdorim të drogës, pas ngjarjes së ndodhur në banesën e saj ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Ky i fundit është i arrestuar për vrasjen e Haxhollit në një ngjarje që si fillim u konsiderua krim pasioni por që sa vjen dhe dalin detaje me prapavijë kriminale. /Opinion.al