Ka reaguar Partia Demokratike për deklaratat e kryeministrit Rama të bëra ditën e sotme gjatë një konference për shtyp.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e “Facebook”, nënkryetari Edi Paloka shprehet se kryeministri është në panik. Sipas Plokës, Rama e kupton që ka nisur fundi i tij.
Ndërkaq ai shkuan gjithashtu se ndryshimi në vend vjen nga Partia Demokratike.
“Rama është në panik sepse ai e kupton se ka nisur fundi i tij. Rama e kupton se ai do të shkojë në shtëpi në 25 prill. Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite – ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Koha jote mbaroi, Rama! Është koha për ndryshim!”– shkruan Paloka./Opinion.al