Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklaratat e forta të Ramës ndaj Drejtësisë, Bardhi: Shqetësohet sepse në Shqipëri ka prokurorë e gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e tij 

2025/02/12 at 4:33 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nesër seanca për Kodin Zgjedhor në Kuvend, Bardhi: Duam lista të hapura 

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimeve të forta të kryeministrit Rama, për arrestimin dhe hetimet e zhvilluara për kryebashkiakun Erion Veliaj. 

Sipas Bardhit, Rama është shqetësuar jo për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj apo se ai “humbi statusin e të paprekshmit”, por se në Shqipëri ka gjyqtarë dhe prokurorë që arrestojnë pa lejen e tij. 

“Lufta reale ndaj korrupsionit qeveritar është e vetmja mundësi që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit europian. Tërbimi i këtyre 48 orëve i Edi Ramës ndaj drejtësisë ka të bëjë vetëm me faktin se po kupton që fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Erion Veliajn! Sepse të korruptuarit e kanë fundin të njëjtë…..në burg! 

 Do të mjaftonin: 

  • 100 mije euro cash të gjetura në zyrën e bashkëshortes së Erion Veliajt (aq sa është paga totale e kryebashkiakut në 4 vjet);
  • 850 mijë euro vetëm blerje online;
  • 1 milionë e 100 mijë euro përfitime në vetëm 9 episode gjatë ushtrimit të detyrës;
  • 850 mijë euro të sekuestruara në llogari bankare;
  • një prokuror dhe një gjyqtar profesionist dhe i vendosur për të luftuar korrupsionin,

që shqiptarët të shihnin fytyrën e vërtetë të Edi Ramës në raport me drejtësinë. 

 Erion Veliaj ishte dhe mbetet simbol i korrupsionit në Shqipëri! 

 Me bekimin dhe ndihmën e Edi Ramës, u shndërrua shpejt në njeriun që braktisi interesin e qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht të qytetarëve të Tiranës, për t’u kujdesur vetëm për mirëqënien personale dhe të familjes së tij. Sipas të dhënave në dosje, ai rezulton deri më sot të jetë jo vetëm i korruptuar, por edhe i vetmi zyrtar publik në detyrë që ka guxuar me shkrim të intimidojë dëshmitar, hetues apo prokurorë, me qëllimin e vetëm që të vijonte të gëzonte statusin i paprekshëm. 

Por, tërbimi i Edit dhe Erionit ndodh për motive të ndryshme. Ndërsa Erion Veliaj tërbohet se humbi statusin i paprekshëm, Edi Rama nuk shqetësohet nga arrestimi i Erion Veliajt apo humbja prej tij i statusit i paprekshëm. 

Edi Rama po shqetësohet sepse po kupton atë që kam thënë gjithmonë, që nga dita e parë e ngritjes së strukturave të posaçme, se në Shqipëri ka prokurorë dhe gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e Edi Ramës, apo se ka prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, të pavarur dhe me integritet që e kanë seriozisht luftën ndaj korrupsionit. 

Edi Rama do të kishte nevojë për prokurorë e gjyqtarë që i shantazhon, i kërcënon dhe që i japin çertifikatë ndershmërie pa asnjë hetim Ols Ramës, që nuk luftojnë korrupsionin real që po i merr frymën Shqipërisë, apo që marrin urdhra nga zyrat e PS. Por, për shqiptarët është shumë herë më mirë që të shohin Edi Ramën që i merret fryma, ulëret, kërcet dhëmbët e plakuara, sesa të vijojmë me të korruptuarit që i kanë marrë frymën Shqipërisë në 12 vjet”,-thuhet në deklaratën e Bardhit. 

Ju sugjerojmë

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
Kryesore

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

28 Dhjetor, 2025 10:14 am
Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
Kryesore

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

28 Dhjetor, 2025 9:24 am
Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
Aktualitet

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

28 Dhjetor, 2025 9:17 am
Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Kryesore

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

28 Dhjetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025 8:54 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025 8:53 am
Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Para
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shëngjin 

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shëngjin 

Opinion/ Balluku, çfarë pret Rama nga Kushtetuesja? – 1 Dhjetor 2025

Opinion/ Balluku, çfarë pret Rama nga Kushtetuesja? – 1 Dhjetor 2025

Demokratët zotohen të kundërshtojnë përpjekjet për ristrukturimin e qeverisë

Demokratët zotohen të kundërshtojnë përpjekjet për ristrukturimin e qeverisë

TE FUNDIT

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
28 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë hetimin e SPAK ndaj AKSHI-t që ka përfshirë dhe drejtuesen Mirlinda Karçanaj teksa foli për raportin e Bankës Botërore...

Lexo më shumë

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pasi ka hedhur votën e tij sot në Pejë për zgjedhjet u...

Lexo më shumë

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
28 Dhjetor, 2025

Numri i emigrantëve të rikthyer pas pandemisë është rritur, por gjithashtu edhe kushtet për riintegrimin janë përkeqësuar. Anketa e Emigracionit...

Lexo më shumë

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
28 Dhjetor, 2025

Nga ora 7:00 deri në ora 19:00 rreth 2 milionë shtetas kosovarë me të drejtë vote do të kenë mundësi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com