Politikë

Deklaratat e Bashës për reformën zgjedhore, reagojnë Yuri Kim dhe Soreca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 22/05/20 |
el ida

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, vlerësoi deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për përkushtimin ndaj tryezës së reformës zgjedhore.

Me një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane shtoi se pret që liderët e tjerë të tregojnë këtë lidership.

“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin lidership të ngjashëm”, shkroi ambasadorja.

Më herët në një dalje për mediat kryedemokrati, Luzim Basha, deklaroi se opozita nuk e ka braktisur kurrë reformën e tryezës zgjedhore, por se ulja në tryezë një ditë pas prishjes së teatrit, ka qenë e pamundur për opozitën.

Në fjalën e tij Basha ka shprehur angazhimin e plotë për përfundimin e reformës, me qëllim largimin e Edi Ramës me votë.

Pas ambasadores amerikane, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili ka përshëndetur kthimin e opozitës në bisedimet për reformën zgjedhore.

“Mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rifilluar punën ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.

Ajo shërben për interesin më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar Komisioni Europian.”, shkroi në Twitter Soreca./Opinion.al

Pas