Gazetari Blendi Fevziu është informuar live në Opinion se të tjerë oficerë të lartë të policisë janë vënë nën hetim.
Ai ka lexuar një mesazh në të cilin thuhet se oficerët e policisë që po hetohen kanë qenë ose janë punonjës në zonën e Vlorës, por edhe në dy qytete të tjera.
Gazetari Lorenc Vangjeli tha se është fjala për qytete që janë përmendur edhe në emision.