Kryesore

Deklarata kërcënuese, Xhelal Mziu thirret në Prokurori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 24/04/21 |
Opi Nion

Drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu është thirrur në Porkurorinë e Dibrës, vetëm një ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Sipas informacioneve paraprake Mziu ka dëshmuar lidhur me thirrjen që bëri, se kushdo që tentonte të vidhte votën do ta pësonte njësoj si qytetari i Elbasanit, që mbeti i vrarë.

Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot dhe në vazhdim çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, tha Mziu  në  Maqellarë.

Pak orë më pas Mziu kërkoi ndjesë publike lidhur me këtë deklaratë, por ai u precedua nga Prokuroria dhe sot është thirrur për të dëshmuar. Mziu ka dëshmuar edhe  lidhur me makinën e ndaluar, ku u gjetën një shumë parash dhe që PD pretendon se do të përdoreshin për blerje votash në Dibër./Opinion.al

 

Pas