Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag.
Teksa përshëndeti dakordësimin e palëve politike për reformën zgjedhore, Wadephul është shprehur se 15 kushtet e lëna nga Bundestagu gjerman duhet të plotësohen përpara mbajtjes së konferencës për negociatat.
Ndërkohë, Basha shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se e mirëpret deklaratën e Wadephul, ndërsa thekson se mbetet ende shumë punë për tu bërë për një Shqipëri europiane.
Reagimi i Bashës
Faleminderit z. Wadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE. Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit./ Opinion.al