Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e plotë e Metës, marrëdhëniet me Lu dhe zgjedhjet e parakohshme

2016/07/17 at 3:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Deklarata e plotë e Metës, marrëdhëniet me Lu dhe zgjedhjet e parakohshme

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë sot, ku ka theksuar se është gati të japë dorëheqjen pas miratimit të reformës në drejtësi. “Kjo nuk është çështje 88 apo 99. Kjo është çështje e një mosbesimi të jashtëzakonshëm, të papërgjegjshëm që ekziston sot, në politikë dhe në opinion, për shkak të politikës konfliktuale, acaruese, agravuese e cila për fat të mirë vetëm falë eksperiencës së qytetarëve nga drama që ka shkaktuar politika e kaluar konfliktuale nuk po prodhon drama të reja sot. Propozimi im është ky: Të takohemi të pestë, unë si kryetar Kuvendi, dy kryetarët e dy forcave kryesore politike që kanë përgjegjësinë në Parlament dhe para popullit shqiptar sepse kjo është reformë e Parlamentit, dy ambasadorët e nderuar, dhe të mos dalim e të mbyllemi përgjithmonë këtu në rast se nuk japim zgjidhje dhe nuk votojmë ndryshimet kushtetuese ditën e enjte në orën 10:00. Për t’i hequr kujtdo çdo lloj meraku dhe frike, duke shpresuar në patriotizmin e të gjithëve, miratimi i kësaj reforme dhe duke parë që mosbesimi është kaq shqetësues e kaq i lodhshëm dhe kaq i rrezikshëm për të ardhmen, jam i bindur që rruga më e mirë do të jetë ndërtimi i një qeverie ekspertësh, e cila pas miratimit të reformës e çon vendin në zgjedhje demokratike dhe të pakontestuara nga askush. Unë personalisht jam gati që duke nisur nga ky moment të jap dorëheqjen si kryetar Kuvendi në qoftë se kjo i shërben kompromisit, ministrat e forcës politike që unë përfaqësoj dhe gjithë përfaqësuesit politik të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrë që ne të detoksikojmë këtë klimë helmuese, këtë klimë kaq të egër, kaq të papranueshme”, tha ai.


Meta para mediave foli me tone kritike për sjelljen e aktorëve politike në vend në lidhje me reformën në drejtësi. Ai i ka dhënë përgjigje ftesës së ambasadorit amerikan Donald Lu, por edhe deklaratave të shkëmbyera midis liderëve të dy partive më të mëdha të vendit, Rama dhe Basha. Sipas Metës, nuk është koha të mbyllen brenda në një dhomë Basha dhe Rama, por të pestë, Meta, Basha, Rama, Lu dhe Vlahutin për të gjetur një zgjidhje dhe të miratohet sa më shpejt reforma në drejtësi. “Nuk bëhet reformë duke thënë ‘do shkosh ti në burg’. Reforma dhe konsensusi, atë që do Uashingtoni, Brukseli dhe qytetarët shqiptarët bëhet duke thënë ‘unë do shkoj në burg’, nëse kam shkelur ligjin. Vetëm duke folur kështu ne mund t’i japim vendit një Kushtetutë të re. Reforma nuk bëhet për zgjedhjet e radhës, por për 30 vitet që vijnë në këtë vend. Unë mbështes fuqimisht deklaratën e zonjës Nuland për të arritur konsensusin, mbështesim edhe propozimin hibrid por konsensusi është i domosdoshëm që të arrihet”, theksoi kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Pse po e propozoni ju Qeverinë teknike?

Ky është propozimi im si kryetar i Kuvendit. Nuk është më mundësia të vazhdojmë telefonin e prishur. Nuk është koha të ushqejmë gazetat dhe portalet. Momenti i të vërtetës kërkon të bëjmë drejtësi sic e kërkojnë qytetarët. Kam pasur një takim me Ramën para dy ditësh ku ishin edhe Ruci e Vasili. Qëndrimi im ka qenë që përpara se të niste komisioni. Kërkova që ne të nisim një proces të pakontestueshëm. I kam dhënë fjalën ndihmëssekretarit të Shtetit në SHBA se do bëj cdo gjë për të kaluar reforma, për të kaluar me konsensus dhe sipas Venecias dhe ai më ka kërkuar të bëj cdo përpjekje për këtë qëllim. Unë jam këtu që sot, edhe pse është e dielë. Më falni që nuk jam shumë elokuent sepse jam pa gjumë. Kjo është një situatë kritike se si vendi për teka ka rrëshqitur për hiçgjë në kaos dhe jostabilitet. Ne të majtëve na takon të jemi të përgjegjshëm. Në 1997, PS bashkë me aleatin e vet më të besuar PSD-­në kanë marrë 116 mandate dhe për të qetësuar situatën për shkak të opozitës së Berishës që ishte në rrugë, në krye të komisionit për Kushtetutën vendosi një përfaqësues të opozitës, Sabri Godo dhe përkrah tij zotin Imami.

Si mundet në një vend anëtar i NATO­s, një vend kandidat në BE të sillemi në këtë mënyrë? Ky është Parlament që ka probleme. Dekriminalizimi është një proces që i ka kushtuar shumë imazhit të vendit tonë për shkak të atyre që futen nëpër lista, njerëz që nuk kontrollojnë veten, por edhe për shkak të retorikës së egër dhe të papërgjegjshme. Ne nuk mund t’i lëmë më Shqipërisë që Kushtetuta që u bë me 94 apo 95 vota, u bë me votën e këtij deputeti që ka këtë proces apo atë proces gjyqësor. Ky është momenti i të vërtetës. Nuk është më kjo zgjidhja. Ju e dini se cfarë po ndodh edhe tani që po flasim. Ky është një turp i madh. Të mbyllemi të pestë këtu dhe të japim zgjidhje. Përndryshe secili nga ne duhet të ikë, nuk ka punë as me politikën as me diplomacinë. Reformë, sipas Venecias, sipas asaj që ka rënë dakord Basha me Nuland dhe Ramën. Jemi shumë pranë. Hajde takohemi, po ti s’do të takohesh, unë të fus në burg. Kjo është retorika? Kompromisi është “unë do shkoj në burg, jo ti”.

E keni diskutuar me kryeministrin këtë?

Ia kam bërë të qartë edhe kryeministrit këtë. Në qoftë se opozita bën sjelljen e papranueshme, ne si maxhorancë për hir të përgjegjshmërisë ndaj vendit duhet të jemi më të matur. Ajo që i takon opozitës, ajo duhet ta marrë. Opozita është e Shqipërisë dhe është garanci. Ju ftoj të gjithëve të bëjmë këtë veprim, të japim një zgjidhje. Lamë nam me dekriminalizimin. A thua se në Parlamentin e Shqipërisë ka vetëm kriminelë dhe banditë. Ky do ishte momenti më i rëndësishëm për këtë Parlament. Voton reformën në drejtësi dhe u shpërnda.

Rama dhe Basha duket se po negociojnë mes tyre në Facebook…

Unë kam qenë shumë i qartë. Kam dëgjuar lloj­lloj historish. Kam dëgjuar që kjo reformë bëhet për të futur në burg Sali Berishën dhe Ilir Metën apo që Metës nuk i japin vizë për në SHBA. Shqipëria nuk duhet të ketë sherr, nuk duhet të ketë konflikt, nuk duhet të ketë viktima pas 21 korrikut. E dini ju që Metës i bënë gjoja një skandal, për ta mbajtur peng përmes një përgjimi. Unë jam politikan i përgjegjshëm dhe nuk bëj presion as në gjykatë as në prokurori. Unë isha i pari deputet që Sali Berisha më hoqi imunitetin në 1992. Burgu politik duhet të trembë politikanin shqiptar? Kjo është për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për t’i bërë insituticonet e pavarura. Kam një pyetje për ju (gazetarët). Ne s’po na kërkohet të bëjmë sakrificat që bëri Ismail Qemali. Të bëjmë fare pak sa çbëri Mujo Ulqinaku. Mos kujtoni ju se ai doli për të ndaluar një perandori 40 milionëshe? Jo. Bëri një akt heroik. Ky Parlament këtë duhet të bëjë, të miratojë reformën dhe të shkojë në zgjedhje. Reforma është shumë më e gjerë sesa politikanët. Çdo shqiptar, çdo ditë duhet të ndjejë se ka më shumë drejtësi.

Cila është marrëdhënia juaj me ambasadorin amerikan?

Unë me ambasadorin kam vetëm marrëdhënie zyrtare dhe me dëshmitarë. Për ekspertët e huaj, kam qenë në DASH dhe kam kërkuar përfshirje të plotë të ndërkombëtarëve për implementimin e reformës. Unë nuk jam që Drejtësinë ta japim me koncension sepse mendoj që shumë koncensione këtu kanë dështuar. Gjithçka që thotë Komisioni i Venecias për rolin e ndërkombëtarëve, të reflektohet. Standardet e Venecias janë të pandryshueshme. Ka një shqetësim opozita për vetingun? Të propozojmë vetting për ata që do bëjnë venting. Ne duhet të japim zgjidhje të enjten. Është i gatshëm vendi të përballojë zgjedhjet e parakohshme?

A është i gatshëm vendi të përballojë miratimin e një reforme të njëanshme dhe të diskutueshme, me një opozitë që del në rrugë, me një opozitë që kërkon edhe votimin elektronik?

Është çështje besimi kjo. Ne e kemi thënë si maxhorancë që kjo do prodhojë drejtësi të pavarur. Të gjithë të lëshojmë pushtet për të ndërtuar besueshmërinë e duhur të kësaj reforme. Kemi edhe një zgjidhje tjetër: Ti themi opozitës ti nuk do, ti je 9% e shqiptarëve, ne jemi 91%. Shkojmë në zgjedhje, marrim 91% të votave dhe e bëjmë pa opozitën, por kjo nuk është normale. /Panorama



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Foto/ Pak para sulmit në Nisë, ky yll Hollivudi ishte aty

Foto/ Pak para sulmit në Nisë, ky yll Hollivudi ishte aty

Dokumenti/Vëllai i Fatmir Xhafës, menaxher i trafikut të drogës 

Dokumenti/Vëllai i Fatmir Xhafës, menaxher i trafikut të drogës 

Braçe kundër Metës, ftojmë popullin të vendosë

Braçe kundër Metës, ftojmë popullin të vendosë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com