Kryesore

Deklarata e Pendarovskit, Rama: U sqaruam, ai është ndryshe nga Meta


               Publikuar në : 16:31 - 16/06/19 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme fushatën zgjedhore në Pustec, ku prezntoi kandidatin Pali Kolevskin.

Teksa foli për problemet më të cilat përballet kjo zonë, Rama foli dhe për deklaratëne Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në lidhje me negociatat.

Ku u shpreh se vendi i tij dhe Shqipëra duhet të trajtohen të ndara të nga njëra-tjetra, pasi Tirana ka probleme më serioze se Shkupi.

Kryeministri tha se Pendarovski i kishte shkruajtur dhe se kjo çështje ishte sqaruar mes tyre.

Shefi i qeverisë hodhi akuza ndaj presidentit Ilir Meta, ku tha ndryshe nga Pendarovski është kundër negociatave duke ndërhyrë në Kushtetutë dhe në procesin zgjedhor.

“Shqipëria është në një përpjekje për t’i shpëtuar një kurthi të ngritur nga brenda nga njerëz që nuk duan hapjen e negociatave. Unë dje bëra një prononcim për një tjetër mik të mirë, që është Presidenti i Maqedonisë së Veriut, lidhur me një deklaratë të bërë prej tij, që e lexova në mënyrë të nënkuptuar, se problemet në Shqipëri nuk duhet të jenë pengesë për Maqedoninë. Presidenti më shkroi dhe u sqaruam, por e vërteta është se ka një dallim të rëndë, për të ardhur keq për ne. Presidenti i Maqedonisë së Veriut është pjesë e përpjekjes së popullit të tij për të bindur vendet anëtare se duhen çelur negociatat; Presidenti i Shqipërisë është pjesë e përpjekjes për të krijuar një dyshim që të kthehet në bindje te disa nga vendet se Shqipëria nuk meriton çeljen e negociatave”, theksoi Rama./Opinion.al E.Xh.

Pas