Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar pas deklaratës së kryetares së LSI, Monika Kryemadhi lidhur me pronësinë tek “Sami Frashëri”.
Veliaj ka publikuar disa dokumente nga Kadastra, të cilat sipas tij, pronësia e shkollës “Sami Frashëri” është e Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku ironizon Kryemadhin duke shkruar se ajo duhet çuar për shpifje ose për mjekim.
LEXO EDHE: Kryemadhi: Gjimnazit “Sami Frashëri” i është tjetërsuar pronësia
“Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njësoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë.”-shkruan Veliaj./ Opinion.al