Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e LSI-së për emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit bëri një deklaratë të fortë duke thënë se ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka përdorur fëmijë deputetësh si transportues droge.
“Ka deputetë në parlament që fëmijët e tyre janë përdorur nga Tahiri në trafik droge. Eshtë shumë e rëndë dhe e vërtetë dhe e dinë shumë mirë ata, siç ka përdorur ata fëmijë do të përdorë fëmijët e të gjithë shqiptarëve. Prandaj duhet të sensibilizohemi që të gjithë”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo nuk specifikoi emrat e deputetëve nëse janë të PS apo të ndonjë partie tjetër. Akuza mbetet e rëndë dhe dyshimet po ashtu të forta: Se kush janë deputetët që kanë fëmijët trafikantë droge?!
/Opinion.al