Kryesore

Deklarata e Kim, Berisha: Asgjë nuk më lëkund, do shkoj krenar në Kuvend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:32 - 30/07/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se pavarësisht deklaratës së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, do të shkojë në Kuvend në shtator.

Berisha i cilëson sulm politik deklaratën e diplomates amerikane, teksa shton se nuk do të heqi dorë nga misioni i tij për të përfaqësuar shqiptarët në Kuvend.

“Unë nuk e di se cilat janë motivet e sulmit politik dhe kërcënimit që zonja Kim i lejon vetes të bëjë, por unë u them shqiptarëve se asgjë nuk lëkund Sali Berishën në përmbushjen e misionit të tij të mbrojtjes së interesit shqiptar në parlamentin e Shqipërisë. Nuk kam asnjë lidhje me protokollin e parlamentit. Unë jam deputet që do të ulem krenarish në vendin tim me një motivim më të madh se ndonjëherë tjetër, cili është vendimi që do të marrin ambasadorët është në tagrin e tyre”,-tha Berisha në “Ora News”./Opinion.al

 

Pas