Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e KiE për Shqipërinë: Bojkoti i Kuvendit mund të ketë pasoja

2017/03/01 at 8:44 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata e KiE për Shqipërinë: Bojkoti i Kuvendit mund të ketë pasoja

Zbardhet deklarata e dy raportuesve të Këshillit të Evropës për Shqipërinë Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly. Pas misionit faktmbledhës dhe takimit me liderët e partive politike në Tiranë si dhe me deputetët anëtarë të delegacionit në KiE, dy raportuesit shprehen se forcat politike në Shqipëri duhet të angazhohen për dialog, ndërsa bojkoti i Parlamentit nga opozita nuk është strategjia e duhur.

Sipas raportuesve të KiE, forcat politike të angazhohen për dialog, pasi bojkoti i Parlamentit mund të ketë pasoja negative për vendin. Forcat politike nuk duhet të pengojnë reformën në drejtësi, ndërsa vettingu është i rëndësishëm për një sistem drejtësie të pavarur. Me rëndësi është të zbatohet ligji i dekriminalizmit.

Raportuesit e KiE shprehin shqetësimin e tyre për tensionin politik në Shqipëri i cili po pengon impulset pozitive për reformat. Shpresat e qytetarëve shqiptarë për një reformë të plotë në sistemin e drejtësisë nuk duhet frustruar.

Kjo reformë do të ketë implikime për vendin, sidomos në lidhje me pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë, luftën kundër ndërhyrjeve politike në procesin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i Vettingut është shumë i rëndësishëm për të krijuar një sistem drejtësie të pavarur dhe është thelbësore që ky proces të vazhdojë pa vonesa.

“Të gjitha forcat politike nuk duhet të pengojnë këtë zhvillim të rëndësishëm”-nënvizojnë raportuesit. Raportuesit e konsiderojnë si shumë të rëndësishme zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Pastrimi i administratës publike nga çdo lidhje me elementë kriminalë është thelbësore para zgjedhjeve të ardhshme të qershorit, duke theksuar se të gjitha forcat politike të angazhohen në përgatitjen e procesit elektoral.

“Çështja kryesore në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri është mungesa e vullnetit politik mes aktorëve kryesorë politikë për zbatimin e Kodit Zgjedhor dhe dëshira e tyre për të politizuar administratën zgjedhore”-thuhet në deklaratën e raportuesve.

Gjithashtu raportuesit e KiE janë të bindur se një dialog politik i rinovuar është thelbësor për stabilitetin e vazhdueshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe për efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e reformave. Raportuesit janë të gatshëM për të ndihmuar të gjitha forcat politike, nëse dëshirojnë, për të ndihmuar në funksionimin normal të proceseve demokratike.

Etiketa: bojkotideklarataKiEpasojat

Ju sugjerojmë

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

22 Tetor, 2025 4:33 pm
I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

22 Tetor, 2025 3:40 pm
Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
Bota

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

22 Tetor, 2025 3:26 pm
OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
Bota

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

22 Tetor, 2025 2:29 pm
Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
Bota

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

22 Tetor, 2025 1:24 pm
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

22 Tetor, 2025 12:50 pm
Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
Kronikë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

22 Tetor, 2025 12:24 pm
U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
Kronikë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

22 Tetor, 2025 9:58 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

22 Tetor, 2025 9:55 am
Para
Kokëdhima në Durrës: Çadrat e Veliajt për ‘vettingun’ si antimitingjet e Saliut

Kokëdhima në Durrës: Çadrat e Veliajt për 'vettingun' si antimitingjet e Saliut

Foto lajm/ Armina dhe Shkëlzeni shkëmbejnë “përkëdhelje” me humor në Facebook

Një maçok fut në “sherr” Arminën dhe Shkëlzenin

Video-STOP/ Shëndetësia “falas” kushton 60 mijë lekë të reja

Video-STOP/ Shëndetësia “falas” kushton 60 mijë lekë të reja

TE FUNDIT

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
22 Tetor, 2025

Bashkimi Evropian ka disbursuar 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi...

Lexo më shumë

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
22 Tetor, 2025

Mustafa Martinaj kërkon zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit, Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet...

Lexo më shumë

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
22 Tetor, 2025

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris pritet të rihapet të mërkurën, por këtë herë pa një pjesë të çmuar...

Lexo më shumë

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
22 Tetor, 2025

Gaza po përjeton një “katastrofë” shëndetësore që do të zgjasë për “brezat që do të vijnë” ka paralajmëruar drejtori i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com