Ish-eurodeputetja Doris Pack, tani kryetare e gruas në PPE, ka theksuar se për çfarë arsyeje ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, nuk reagon lidhur me drejtësinë në Shqipëri.
Përmes një shënimi të shkurtër në Twitter, Pack shkruan se Shqipëria është një vend kandidat dhe kredibiliteti i BE-së, kërkon një drejtësi më të mirë nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje.
Deklarata e saj, vjen në një kohë, kur ish-ministri i Brendshëm dhe njëkohësisht deputeti i PS Saimir Tahiri është nën akuzë për lidhje me bandat kriminale të trafikut të drogës dhe nga ana tjetër, kur kërkesa e prokurorisë për arrestimin e tij u rrëzua nga mazhoranca në Kuvend.
Gjatë këtyre ditëve, për hetimin e nisur ndaj tij, ka reaguar edhe faktori ndërkombëtar.
Statusi i Doris Pack:
Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandidat. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi më të mirë nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje.