Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e fortë e këngëtares: Që të bësh karrierë, duhet të kalosh në shumë krevate

2017/11/26 at 10:14 PM
në Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata e fortë e këngëtares: Që të bësh karrierë, duhet të kalosh në shumë krevate

Të depërtosh në tregun ndërkombëtar muzikor, të gjithë e dimë që nuk është aspak e thjeshtë nëse je shqiptar, por nëse je artist që do të konkurrosh dhe të jesh në garë me artistë grekë në Greqi, kjo është gati e pamundur. Të paktën këtë mund ta konfirmojnë shumë artistë e sidomos këngëtarë që kanë jetuar e ushtruar profesionin e tyre për disa vite në Greqi, të cilët janë përballur me sfida të pafundme për të treguar se sa dinjitozë e të vërtetë janë në atë që bëjnë, por nuk ia kanë dalë gjithmonë mbanë.

Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve që jetoi shtatë vite në Greqi dhe provoi të depërtonte në diskografinë greke, por nuk e pati aq të thjeshtë dhe as aq të vështirë sa mendonte. Ishte më shumë… Në shumë prej intervistave të saj për mediat shqiptare, Anxhela ka pranuar se të konkurrosh me emrat më në zë të tregut muzikor në Greqi nuk ka qenë e thjeshtë, por falë talentit dhe zërit të saj, ajo ia ka dalë të jetë e suksesshme edhe në vendin fqinj. Por jo aq sa do të donte dhe për këtë zgjodhi të kthehej në vendin e lindjes. Arsyen e këtij vendimi, Anxhela e ka përsëritur edhe së fundi në një intervistë për Prive, ku, ndër të tjera, foli edhe për projektin e saj të fundit në Këngën Magjike. Nga Greqi, Anxhela nuk u nda edhe aq e kënaqur nga arritjet profesionale, sepse, siç rrëfen ajo, të jesh shqiptare në Greqi jo vetëm që nuk të favorizon, por përkundrazi, të penalizon: “Nuk arrita aq sa unë e kisha menduar, sepse ka edhe gjëra të tjera që nuk më ndihmuan. Domethënë të qenit shqiptare më penalizoi, sepse nuk bëja dot karrierë. Në këtë pikë duhej gjithmonë të fshihesha që isha shqiptare, gjë që nuk e bëja dot…” – rrëfen Anxhela për Prive pa mohuar se të gjitha sukseset që pati i fitoi falë talentit dhe zërit të saj:

“Thjesht falë talentit dhe zërit tim arrita të këndoj nëpër skenat më të mëdha dhe me këngëtarët më të mëdhenj.” Por nuk e mohon se të jesh pjesë e diskografisë greke, duhet të plotësosh kushtet: “Por që të bësh aty një diskografi dhe diçka tjetër, e para duhet të jesh shumë e pasur dhe e dyta duhet të kalosh nëpër shumë krevate, kështu që unë nuk e pata dot këtë mundësi. Ndoshta nëpërmjet karrierës sime në Shqipëri, ndoshta në të ardhmen bëhem e famshme dhe ashtu siç dua unë, jo ashtu siç duan ata …” Për momentin, Anxhela po shijon sukseset njëri pas tjetrit në Shqipëri. Së fundi, ajo ka prezantuar këngën e saj të re në Këngën Magjike, “E çmendur”, për të cilën pretendon edhe çmim, është pjesë e “C’est la vie”, spektakli më i ri që ka nisur pak javë më parë në Tv Klan, si dhe është pjesë aktive e jetës së natës në kryeqytet./intv.

Etiketa: anxhela peristeri

Ju sugjerojmë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas
Kronikë

I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas

10 Dhjetor, 2025 1:02 pm
U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier
Aktualitet

U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier

10 Dhjetor, 2025 12:29 pm
Para
U përdhunua nga Robinjo, flet shqiptarja: Ja çfarë ndodhi atë natë

U përdhunua nga Robinjo, flet shqiptarja: Ja çfarë ndodhi atë natë

Çfarë po ndodh në familjen e Sinanit dhe të Andrrës?!!

Çfarë po ndodh në familjen e Sinanit dhe të Andrrës?!!

Fotogaleri/ Ja fotografitë nudo të Rita Orës që kanë çmendur fansat

Fotogaleri/ Ja fotografitë nudo të Rita Orës që kanë çmendur fansat

TE FUNDIT

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
10 Dhjetor, 2025

Një 68-vjeçare e identifikuar me inicialet P.L. ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në  rrugën...

Lexo më shumë

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
10 Dhjetor, 2025

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbajti një fjalim në takimin e përbashkët të sotëm midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe...

Lexo më shumë

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
10 Dhjetor, 2025

Një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion gjenetik që rrit në mënyrë dramatike rrezikun e...

Lexo më shumë

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
10 Dhjetor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në Mbledhjen e 3-të të Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com