Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e fortë e Idrizit: Mandati i Tiranës është yni. Ja faktet

2017/07/09 at 1:36 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PDIU dorëzon ankimimin në KQZ për mandatin e Tiranës, Idrizi: Kemi pamje filmike

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka dale sot me nje deklarate te forte, ku tregoi se ka prova dhe arsye të ankimojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në Tiranë.


Idrizi tha se mandati ne Tirane i takon dhe gjate numerimit ka patur shkelje qe do t’i beje publike ne ditet ne vazhdim.

“Vendosëm që të ankimojmë rezultatin e qarkut Tiranë, jo se në qarqet e tjera nuk kishim arsye për ta bërë, por se në Tiranë ndërhyrja në devijimin e rezultatit të zgjedhjeve është evidente, njëkohësisht me raste alarmante dhe do të thoja me fakte të rënda. Jam këtu në respekt të vullnetit të më shumë se 12 500 qytetarëve që votuan Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Tiranë dhe afro 80 mijë qytetarëve të tjerë që votuan PDIU-në në të gjithë Shqipërinë, e që i dhanë kësaj partie 40 mijë vota më shumë se në vitin 2013. Jam këtu për t’ju siguruar që mandati i Tiranës është i PDIU-së dhe ne kemi të gjitha provat e patjetërsueshme për këtë.

KQZ ka të regjistruar 12 434 votues për PDIU-në, ndërsa limiti prej 3% është 12 470, me një diferencë 37 vota, apo 0.01%. Në këto kushte na u desh të hetojmë dhe të konsultohemi me pamjet filmike të procesit të numërimit. Këto pamje i siguruam zyrtarisht në KQZ sipas ligjit.

Ne kemi konstatuar që deri më tani mungojnë në pamjet filmike 100 qendra votimi dhe në rreth 50 qendra pamjet janë të padallueshme, në kundërshtim me ligjin. Deri më sot kur janë këqyrur rreth 65% e filmimeve, rezulton se: Në shumë tavolina numërimi ku PDIU nuk ka pasur numërues, del qartë se votat e PDIU-së të ndodhura në kuti, nuk pasqyrohen në proces-verbalet e numërimit të votave dhe rrjedhimisht edhe në tabelën e rezultateve”, tha Idrizi.

Ai tha se PDIU do bëjë publike KQZ-së të gjithë rastet e votave të devijuara.

“Rastet janë të rënda, evidente dhe kemi vendosur ti bëjmë publike në shqyrtimin që do bëhet në KQZ. Ky numër i votave të devijuara, e kalon disa herë numrin 37 të votave të nevojshme për të kaluar pragun 3%. Rastet të tjera flagrante janë edhe vendosja e votave të pavlefshme si vota të vlefshme, pikërisht duke penalizuar PDIU-në me rritjen e pragut të votave të vlefshme me 3%.

Ne i kemi evidentuar me emër dhe mbiemër ata që kanë guxuar të tjetërsojnë në tavolinë vullnetin e qytetarëve. Në shumë proces-verbale si këto që unë po demostroj, ka mospërputhje të theksuar të votave të vlefshme me votat për subjekte të ndryshme, prapë në disfavorin tonë, duke rritur artificialisht pragun prej 3%. Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi drejtësie e transparence.

Ne s’mund të shumëzojmë me 0 vullnetin e 12 500 qytetarëve, e shumë të tjerëve që u është devijuar vullneti, ata nuk janë numra e as statistika, por vullnete qytetarësh që votojnë njëherë në 4 vjet, e që u çuan të votojnë në mes të vapës, e në një ditë feste. Prandaj kujdes, kujtdo që i shkon mendja të luajë me vullnetin e tyre, duhet ta mendojë mirë. Ne do të prezantojmë e do të evdidentojmë të gjitha provat, proces-verbalet dhe pamjet filmike në KQZ, me vullnet të mirë për të cilën deri më tani kemi qenë të kujdesshëm dhe serioz për ta administruar procesin në hullitë e ligjit.

Megjithëse anëtarët e KQZ-së janë zgjedhur nga forca politike, jam shpresplotë se janë aty për të administruar drejt dhe me korrektësi ligjin dhe vullnetin e qytetarëve që nuk janë numra e statistika, por vullnete qytetarësh të lirë”, perfundoi ai.

 

Etiketa: deklaratafaktetIdrizimandati ne tirane


Ju sugjerojmë

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
Bota

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

19 Nëntor, 2025 2:32 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Para
Bleona: Kam pritur gjithë jetën për dikë si ty

Wow, Bleona është bërë bjonde?

Shqipëria shkon duarbosh në Samitin e Triestes, asnjë projekt infrastrukturor

Shqipëria shkon duarbosh në Samitin e Triestes, asnjë projekt infrastrukturor

Pas largimit nga televizioni Floriana Garo nuk ka asnjë pendim

Largohet Floriana Garo: 'Nuk ishte aspak e lehtë...'
















TE FUNDIT

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
19 Nëntor, 2025

Dështon përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje, për një qeveri me në krye Glauk Konjufcën, e cila sipas Kryeministrit në detyrë, Albin...

Lexo më shumë

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
19 Nëntor, 2025

Reshjet intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Korçës, duke vënë në veprim...

Lexo më shumë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
19 Nëntor, 2025

Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë....

Lexo më shumë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com