Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e fortë e GJND: Prania e Izraelit në territoret palestineze është e paligjshme 

2024/07/20 at 10:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deklarata e fortë e GJND: Prania e Izraelit në territoret palestineze është e paligjshme 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka deklaruar se prania e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është “e paligjshme”, duke bërë thirrje që t’i jepet fund menjëherë ndërtimit të vendbanimeve. 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, menjëherë dënoi deklaratën e lëshuar nga një panel prej 15 gjyqtarësh të GJND-së. Ai tha se territoret janë pjesë e “atdheut” historik të popullit hebre. 

Mendimi i lëshuar nga gjyqtarët e GJND-së mund të ndikojë në opinionin ndërkombëtar dhe të nxisë lëvizje për njohjen e njëanshme të një shteti palestinez. 

Gjykatësit përmendën një listë të gjatë të politikave, përshirë edhe ndërtimin dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, përdorimin e burimeve natyrore në këto zona, aneksimin dhe vendosjen e kontrollit të përhershëm ndaj tokave dhe politikave diskriminuese ndaj palestinezëve. Të gjitha këto, thanë gjyqtarët, përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar. 

Gjykata tha se Izraeli nuk ka të drejtë të sovranitetit në këto territoret. Po ashtu tha se shteti po shkel ligjet ndërkombëtare, që ndalojnë marrjen e territoreve me forcë dhe po ashtu akuzoi Izraelin se po pengon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje. GJND-ja tha se shtetet e tjera janë të obliguara “t’i japin ndihmë” që Izraeli të mbajë praninë e tij në territoret palestineze. Po ashtu, Izraeli duhet t’i japë fund menjëherë ndërtimit të vendbanimeve, ndërkaq vendbanimet ekzistuese duhet të largohen, u tha në përmbledhjen e opinionit prej mbi 80 faqesh, që u lexua nga presidenti i gjykatës, Nawaf Salam. 

“Abuzimi nga Izraeli i statusit të tij si fuqi pushtuese” e bën “praninë e tij në territoret e pushtuara palestineze të paligjshme”, tha gjykata, duke shtuar se prania e Izraelit duhet të marrë fund “sa më shpejt që të jetë e mundur”. 

Mendimi i gjykatës, që u kërkua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pas kërkesës së palestinezëve, vjen teksa Izraeli po vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Gazë. 

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 38.000 palestinez. 

GJND-ja po ashtu po trajton një rast të ndarë të ngritur nga Afrika e Jugut e cila pretendon se fushata ushtarake e Izraelit në Gazë përbën gjenocid. Por, një akuzë e tillë mohohet nga Izraeli. 

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës gjatë Luftës së Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan në këto tri zona në të ardhmen të krijojnë një shtet të tyre të pavarur. 

Izraeli e konsideron Bregun Perëndimor si një territor të diskutueshëm, e ardhmja e të cilit duhet të vendoset përmes negociatave, teksa ka zhvendosur popullatën në vendbanimet që ka ndërtuar atje. Izraeli ka aneksuar Jerusalemin Lindor, por kjo lëvizje nuk njihet ndërkombëtarisht, ndërkaq më 2005 është tërhequr nga Rripi i Gazës. Më 2007, kontrollin mbi këtë territor e mori Hamasi. 

Komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi i konsideron të tri zonat si territore të pushtuara. /REL 

Ju sugjerojmë

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
Bota

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

17 Qershor, 2025 5:58 pm
Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

17 Qershor, 2025 5:48 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës ngre Çadrën e Kujdesit në sheshin “Skënderbej” 

Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës ngre Çadrën e Kujdesit në sheshin “Skënderbej” 

Krimi brenda familjes në Tiranë, vëllai vret vëllain dhe më pas veten (Emrat)

Skandali me mikrokreditë/ Vetëvritet Olsi Ibro, u hodh nga pallati një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive 

Rama ndan fotot: Drejt fundit “qilimi i gurtë” i mirëseardhjes në Gjirokastër 

Rama ndan fotot: Drejt fundit “qilimi i gurtë” i mirëseardhjes në Gjirokastër 

TE FUNDIT

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
17 Qershor, 2025

Nëntë shtete zotërojnë zyrtarisht armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Izraeli, Rusia, Kina, Koreja e Veriut,...

Lexo më shumë

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
17 Qershor, 2025

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka thënë të martën se sulmet izraelite duket të kenë pasur “ndikim direkt” në pjesën...

Lexo më shumë

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
17 Qershor, 2025

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një fanellë të nënshkruar të Portugalisë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që përfshin një mesazh...

Lexo më shumë

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
17 Qershor, 2025

Procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, ka përfunduar. Gazetarja, Klesiana Omeri, raporton se të dhënat zyrtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com