Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Basha: Nuk ka investime të huaja

2020/02/10 at 1:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë do të diskutohet? Basha mbledh sot ish-grupin parlamentar e kryesinë

Dhoma Amerikane e Tregtisë në vendin tonë ka mbajtur ditën e sotme një konferencë këtë të hënë ku është folur rreth ndërtimit të një klime të qëndrueshme biznesi.


Enio Jaco, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka përmendur edhe skandalin me “Duty Free”,  ku sipas tij kjo kompani është penguar që të investojë në vendin tonë.

Jaco është shprehur se klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë. Sipas Jaco problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.

Duke marrë si fakt se Shqipëria renditet e 82 në raportin e “Doing Bisness” më krahasim me fqinjës, Jaco ka thënë se në vend duhet një reformë e thellë në mënyrë që të përmirësohet klima e biznesit.

Ndër të tjera Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka deklaruar se klima negative e biznesit në vend ndikohet nga tre probleme

“1. Tejzgjatja e kohës për marrjen e lejeve të ndërtimit.  2. Ndryshimi i shpeshtë i taksave. 3. Zbatimi i kontratave, pasi nuk zbatohen. Korrupsioni pengon seriozisht investimet e huaja në Shqipëri pasi është i përhapur. Rasti i fundit është ai i Duty Free, ku u dëmtuam nga burokracitë. Ka marr pjesë në tender me Aeroportin e Rinasit e ka fituar, planifikon të investojë 3 milionë dollar, dhe sot ndeshet me çështje ligjore që s’ka lidhje me biznesin e tij. Ky është rasti specifik kur dikush ka dashur të investojë dhe është penguar. Kemi pasur edhe sukses por edhe vështirësi. Është konsultimi publik, pasi ligji për konsultimin publik nuk respektohet. Ligji i detyron që të njoftojnë për çdo ligj 20 ditë më para, nga analizat tona nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespektim ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të marrë një rol më të madh për këtë rol.Si performon Shqipëria me vendet e rajonit? Kjo është pyetja më e madhe. Shqipëria renditet e 82 në raportin e Doing Bisness, dhe të gjithë fqinjët janë më lart se Shqipëria për biznes. Mali i Zi në vendin e 17. Duhet reformë e thellë për klimën e investimve, për të përmirësuar situatën.  Shqipëria ka potencial, është vend i favorshëm gjeopolitik, është vend i NATO ofron siguri ,  ka marrëdhënie me SHBA, kemi popullsi të re, kemi fuqi puntore të re më të mirën ne rajon. Ne kemi kushte unike për ta bërë Shqipërine Lider në rajon. Prandaj duhet përmirësuar klima e biznesit.”- tha Jaco.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate, ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka theksuar se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja.

Kryedemokrati thekson se korrupsioni në nivele të larta po i vjedh të ardhmen vendit tonë, ndërsa shton se Shqipëria po shkatërrohet nga Qeveria “Rama”.

Reagimi i Bashës

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë. I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
Bota

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

21 Korrik, 2025 10:49 pm
Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
Bota

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

21 Korrik, 2025 10:26 pm
Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
Politikë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

21 Korrik, 2025 10:04 pm
Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
Bota

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

21 Korrik, 2025 9:35 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

21 Korrik, 2025 9:08 pm
“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë
Aktualitet

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë

21 Korrik, 2025 9:01 pm
Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
Rajoni

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

21 Korrik, 2025 8:43 pm
Ballkani përballet me zjarre
Rajoni

Ballkani përballet me zjarre

21 Korrik, 2025 8:25 pm
Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
Aktualitet

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

21 Korrik, 2025 8:07 pm
Para
Jep dorëheqjen “trashëgimtarja” e Merkel

Jep dorëheqjen "trashëgimtarja" e Merkel

Ilir Meta: Nuk iki nga sheshi deri sa të kthejmë të drejtën për referendum

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët bëhen bashkë. Meta: Të forcojmë...

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari

Akuzat/ I dënuar me burg, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
22 Korrik, 2025

Dashi Ndonjëherë është mirë që të flasësh për çdo gjë pa ndjenjën se duhet të jeni të parët. Nuk duhet...

Lexo më shumë

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
21 Korrik, 2025

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të forta me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe breshër. Raportet për dëmet...

Lexo më shumë

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
21 Korrik, 2025

Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka bërë të...

Lexo më shumë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
21 Korrik, 2025

Rreth 167 qytetarë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës së bashkisë së Shkodrës deri më sot, 21 korrik,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com