Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur atë që ajo e quan distancim të delegacionit të BE në Shqipëri nga fushata dezinformuese e kryeministrit Rama.
LEXO EDHE – Kanabis për qëllime mjekësore në Shqipëri, BE: Nuk jemi të përfshirë
Sipas saj kryeministri ka keqpërdorur imazhin e BE për të justifikuar vendimin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjeksore në Shqipëri. Kryemadhi e quan këtë nismë rikanabizim të vendit dhe akuzon kreun e qeverisë se po e bën këtë për qëllim elektoral.
Ajo inkurajon qëndrime të tilla të BE “me vlerë për opinionin publik” pasi sipas saj ato kontribuojnë në luftën kundër dezinformimit.
“?@EUinAlbania për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e @Ediramaal në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral. Sot në ditën e Evropës dhuna shtetërore nuk kurseu shoqërinë civile, e cila protestonte ndaj aktit korruptiv të pastrimit të parave në dëm të trashëgimisë kombëtare. Populli shqiptar kërkon e meriton jetesë me standarte të BE, ndaj inkurajojmë më shumë qëndrime të tilla me vlerë për opinionin publik dhe besimin e tyre te institucionet e pavarura të BE. Bashkë të luftojmë dezinformimin dhe ti sigurojmë shqiptarëve një qeveri përtej propagandës, që realizon 15 kushtet e integrimit dhe çon përpara ëndrrën evropiane.”, shkruan Kryemadhi. /Opinion.al