Politikë

Deklarata e Bashës, Balla: Më 25 prill do të marrë një patate të madhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 18/12/20 |
Opi Nion

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dekalratë së kreut të PD, Lulzim Basha se Parlamenti i ri do të votojë rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Balla shkruan në “Facebook” se Basha mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët me përbetimet për Kosovën, pasi sipas tij, kryedemokrati bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë.

Balla thotë më tej se në zgjedhjet e 25 prillit Basha do të marrë një “patate të madhe nga zgjedhësit shqiptarë”.

LEXO EDHE: Basha: Kuvendi i ri do të miratojë rezolutë për krimet serbe

Postimi i plotë:

Ai që beri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhehëqesit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën!

Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen ne radhën e takimeve, që duken tamam si një hapesirë publicitare mes dy emisioneve te gjumit te tij te paepur.

Po meqe te gjitha thote qe do t’i beje realitet ne 25 prill, po i themi se ne 25 prill do beje realitet vetem marrjen e një patateje te madhe nga zgjedhesit shqiptare./ Opinion.al

Pas