Aktualitet

Deklarata e Ballës/Alibeaj: Provokim, PS kërkon të fitojë zgjedhjet në tavolinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 13/09/22 |
Opi Nion

Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit ka folur për Reformën Territoriale. Alibeaj e cilësoi si provokim deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se PS do t’i qëndrojë hartës aktuale territoriale.

Sipas Alibeajt, nuk mund të dalësh në përfundime pa mbaruar ende afati i reformës, ndërsa shtoi se ky është një skenar që përdor mazhoranca për të thënë se zgjedhjet e vitit 2023 do të fitohen përsëri në tavolinë.

“Sot diskutuam çështjet politike aktuale. Jeni njohur me vendimin e bërë nga Taulant Balla i cili nuk është as pjesë e komisionit. Komisioni ende vijon punë. Nuk do të ketë asnjë ndryshimi në reformen territoriale? I jemi futur kësaj reforme, është një kërkesë që ka lindur në vitin 2014, reforma e asaj kohe u bë në mënyrë të njëanshme. Kjo e sotmja është një provokim se si mund të thuash pa mbaruar afati i reformës se ne nuk pranojmë asnjë ndryshim. 7 bashki janë të falimentuara, shërbimet nuk i jepen më qytetarëve as në qendrën e qytetit më të madh dhe as në periferionë e vendit. Pushteti vendor është kthyer në një çerdhe militantësh. Arrij ta kuptoj se pse e bëjnë, a e kujtoni si u bë reforma në 2015, ishte synimi për të fituar zgjedhjet lokale në tavolinë ajo që u tha sot qenka skema që dhe zgjedhjet e 2023 t’i fitojnë në tavolinë. Kjo reformë është një test i funksionimit të demokracisë. Përdorin forcën e kartonit dhe pse është një forcë e vjedhur”-tha Alibeaj.

Pas