Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata bombë/ Ylli Manjani i nxjerr të palarat e qeverisë. Me Ramën jam ndarë një herë e mirë

2017/01/30 at 1:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Manjani vendos “vijën e kuqe” për pronat

Vetëm 1 orë pasi është shkarkuar nga Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë në një konference për media ku ka treguar me detaje arsyet se pse ai u nda me Edi Ramën. Ai ka deklaruar se Rama kërkon t’u mbyllë gojën ministrave. Kërkon që vetëm të firmosen tendera dhe koncensione dhe askush të mos flasë. Kërkon që askush të mos flasë në media pa lejen e Endri Fugës. Sipas Manjanit, disa herë mbledhja e Qeveria ka marrë vendime të kundraligjshme. Madje sipas tij, Qeveria nuk është mbledhur fare dhe kanë dalë vendime (firma false). Kjo sipas tij ka ndodhur më 30 Dhjetor 2016.


Gjithashtu për Balilin, ai tha se kjo çështje u kërkua ti faturohej padrejtësisht. “Kur unë denoncoja Balilin në media, ministrat e Ramës flinin me dashnoret në hotelin Santa Quaranta në Sarandë”, tha Manjani. Sipas tij, Ramës i është kërkuar nga shërbimet partnere të shkarkojë Saimir Tahirin.

Fjala e Ylli Manjanit pas shkarkimit nga detyra

Në aspektin profesional ndjehem i realizuar sepse për çdo jurist pozicioni i ministrit të Drejtësisë është maja e karrierës. Mua mu dha kjo mundësi nga LSI dhe Ilir Meta. Kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një prokatikë,  një procedurë që s’kishte lidhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Mbledhja e qeverisë është antikushtetuese. Ministrave nuk u lejohet të flasin. Unë me Ramën nuk kemi debatuar për çështje personale por për parimore dhe ligjore. Të gjitha janë të regjistruara në mbledhjet e qeverisë (vetëm nëse i kanë fshirë). Që prej verës së vitit 2016, Rama ka harxhuar kohë duke kërkuar shkarkimin tim. Nuk më ka kërkuar mua, por Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Arsyeja ishte se pse unë flisja pa leje në media. Sepse sipas tij duhet të merrja leje tek drejtori i tij Endri Fuga.

Po si mund ti kërkohet ti mbyllet goja një ministri?

Në qeveri dhe as në media nuk duhet të flasësh, por duhet të firmosësh tendera dhe koncesione dhe kështu je burrë i mirë në qeveri.

Janë bërë praktika korruptive në qeveri. Ka qenë një debat për një vendim nga Ministria e Energjisë për koncension korruptiv dhe Rama e kaloi kur unë nuk isha në mbledhje.

Unë denoncova për mbrojtjen e investimeve të huaja dhe për fat të keq pas disa ditësh u rrah një biznesmen që më pas u largua nga Shqipëria.

Ka nisma që unë kam çuar në qeveri, por i kundërshtonte sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë. Pra një nënpunës kundershton dhe rrëzon një ministër.

Dhe më kryesorja që i vuri vulën ishte deklarata që unë bëra në media për kanabisin. Presioni për largimin tim u rrit shumë pas kësaj deklarate. Po ua them sinqerisht ka qenë një deklaratë e imja si qytetar…por kryeministri nxiti dy ministra që reaguan kundër meje. Për kolegët mund të them se janë njerëz që më shkelin syrin dhe më japin të drejtë por kanë frikë të flasin.

Tjetra, është kërkuar të më faturohet mua çështja e Balilit. Por kur unë bëja deklarata në media për mosarrestimin e Balilit, ca ministra flinin me dashnoret në Santa Cuaranta (hoteli i Balilit).

Nga shërbimet partnere kam marr përgëzime për deklaratat që kam bërë për Balilin dhe për kanabisin, sepse këto janë çështje që kërkojnë kurajo.

Rama priste dorëheqjen time. Por nuk e bëra sepse s’kam bërë asnjë shkelje. Deklaratat do ti bëj prapë me të njëjtin pasion. Jemi në shtet demokratik dhe e drejta e fjalës është e garantuar.

As në Gjermani apo Britani nuk shkarkohen ministra se flasin në TV apo media. E kam thënë dhe po ua përsëris nuk ka pse mbyll gojën për kanabisin kur njerëzit dalin partizanë për 20 mijë lekë në veri dhe 40 mijë lek në jug. Mua mu dha një mundësi e mirë për të qenë ministër por skam asnje peng që po iki. Po ua them me sinqeritet. Jam mirënjohës Metës që besoi tek aftësitë e mia… Nuk dua tia di nëse koalicioni vazhdon apo nderpritet, s’dua te degjoj më pse kjo qeveri eshte e kapur.

Po ju them edhe diçka tjetër: Më 30 dhjetor pa u mbledhur fare qeveria janë marrë vendime. Po kush guxon në zyrat e shtetit të bëjë dokumente false? E pra këte e bën këshilli i ministrave… dhe guxo po deshe të flasësh për falsifikim. E pra kjo ka ndodhur. Si mund të jem dakord si ministër Drejtësie me këto gjëra….

Unë flisja për mosarrestimin e Balilit dhe drejtorat hanin e pinin tek Santa Cuaranta. Mos më pyesni për emrat se nuk i kam unë, i kanë shërbimet partnere.

Dhe që ta dini të huajt nuk i kanë kërkuar Ramës shkarkimin tim, por shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Por ai përpiqet të largojë vemendjen.

Jam i nderuar e theksoj, nuk kam asnjë kompleks nga kjo histori, në raport me të vërtetën nuk kam bërë kur kompromis. Nuk jam dakord me një kryeministër që hapi librin e shtëpisë për të sharë qytetarë që e votojnë.

Cila qeveri i bën këto. Cili kryeministër i bën këto.

Kemi patur një ndarje parimore. Nuk mund të jem dakort me një kryeministër që thotë gjykatësit janë kriminel, opozita e poshtër , shoqëria civile e korruptuar. Ndaj dhe para se të shohim vilat e gjyqtarëve duhet të shohim vilat tona.

Do të isha një ministër shumë rehat nëse do zbatoja porosinë e radhës. Unë nuk do të largohem nga jeta publike, edhe pse u largova nga ministria. Vlerwsoj se gjestet e mia ne raport me kanabisin, ato kanë qënë më të pa paranueshme për kryeministrin.

Metës i këndojnë më shumë kumrie se ato që them unë, dhe po ashtu ai duhet të marr vendime më gjithëpërfshirëse. I mbetem mirënjohës Ilir Metës për pjesën e mbetur të jetës time, sepse më ndihmoi të tregoi se çfarë di të bëj. Do vazhdoj të jem në detyrë deri ditën që vjen pasardhësi im sepse kështu thotë kushtetuta, pasardhësi im është miku im Pertit Vasili.

Unë nga ju e kam mësuar që kryeministri ndërhynë edhe në statuset tuaja (gazetarëve). Shini çfarë ndodh tek mediat, shihni çfarë ndodh tek pavarësia editoriale dhe jo më tek ministri i qeverisë.

LSI ka thënë dhe stërthënë këto probleme, ka denoncuar edhe zyrtarisht. Se si pa tender jepeshin shumë 400 mijë deri në 1 milion euro. Nuk jemi votuar për të dhënë shërbime me koncesion.

Akuzat për Balilin kanë shkaktuar kaos politik shumë të theksuar. Ka vetëm 1 datë 17 maj, kur ka nisur kjo, Ardian çipa, ka informuar se ndaj Klement Balilit ka dal urdhër arrest ndërkombëtar. Kjo detyre nuk është bërë, nuk është arrestuar, ky është fakti, sepse policët flenë tek “Santa Quaranta”. Ky person duhet të ishte arrestuar. Mua më çuan deri në Dubai, unë në Dubai skam qënë kurr në jetën time, ndërkohë që unë shkoja në udhëtimin imagjinar, ata ishin bashkë.

Nuk kam ndonjë projekt tjetër përveç LSI, që nga ky moment unë jam avokat, ju mund të më konsideroni si një avokat më shumë. Deri ditën që të vij Vasili, pasi të jetë betuar tek Presidenti.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve
Bota

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve

2 Qershor, 2025 4:52 pm
Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale
Rajoni

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale

2 Qershor, 2025 4:40 pm
Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

2 Qershor, 2025 4:27 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

BSH: Rritet besimi në ekonomi/Në Maj kontribut pozitiv dhanë industria dhe shërbimet

2 Qershor, 2025 4:19 pm
Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë
Aktualitet

Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë

2 Qershor, 2025 4:06 pm
Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në Forcat e Armatosura
Aktualitet

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në Forcat e Armatosura

2 Qershor, 2025 3:59 pm
“U vra që në 2020-ën”, Trump mendon se “Biden është robot”
Bota

“U vra që në 2020-ën”, Trump mendon se “Biden është robot”

2 Qershor, 2025 3:50 pm
Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre

2 Qershor, 2025 3:35 pm
Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
Bota

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

2 Qershor, 2025 3:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

2 Qershor, 2025 3:12 pm
Para
Vdes në moshën 106 vjeçare, ish sekretarja e Goebbelsit

Vdes në moshën 106 vjeçare, ish sekretarja e Goebbelsit

Radikalizmi fetar, Manjani: Problemi te mungesa e edukimit

Deklarata e ministrit të larguar të Drejtësisë/ Manjani: Shërbimet e huaja i kërkuan Ramës shkarkimin e Tahirit

Ylli Manjani: Lirimi i Konjarit nga gjykata turp për shtetin shqiptar

Manjani: Ministrat e Ramës flenë me dashnoret në hotelin e Klement Balilit
















TE FUNDIT

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve
2 Qershor, 2025

Rusia dhe Ukraina e kanë përfunduar rundin e dytë të negociatave në Stamboll, që ka zgjatur pothuajse një orë, një...

Lexo më shumë

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale
2 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medalje Presidenciale për nënat e Srebrenicës të Bosnje Hercegovinës, aty ku në korrik...

Lexo më shumë

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve
2 Qershor, 2025

Shqipëria kryeson vendet evropiane për rritjen më të fortë të numrit të netëve të kaluara në strukturat e akomodimit turistik...

Lexo më shumë

BSH: Rritet besimi në ekonomi/Në Maj kontribut pozitiv dhanë industria dhe shërbimet

Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
2 Qershor, 2025

Ekonomia shqiptare vijon të jetë solide dhe me tregues pozitiv muajt e fundit sipas Bankës së Shqipërisë. Kjo vihet re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com