Aktualitet

‘Defender 21’nis nga Durrësi, stërvitja më e madhe në Ballkanin Perëndimor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 04/05/21 |
Opi Nion

Nis sot nga Durrësi stërvitja “Defender Europe 21” më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar në rrjetet sociale videon prezantuese të eventit, ku sqarohet se “duke u mbështetur në suksesin e vitit të kaluar, “Defender Europe 21“ do të jetë gatishmëria dhe ndërveprueshmëria ndërmjet aleatëve e partnerëve, në përgatitjen e forcave tona të kundërveprojnë shpejt ndaj krizave, si dhe të kryejnë operacione të mëdha luftimi, nëse u kërkohet”.

Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi./Opinion.al

Pas